PD dorëzon në KQZ listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë
Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme KQZ kishte vendosur orën 9.30 të mëngjesit të sotëm si afatin përfundimtar kur partia më e madhe e opozitës duhet të plotësonte në mënyrë përfundimtare parregullsitë në listat e veta të deputetëve.
Qarku Lezhë: Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj, Preç Zogaj, Martin Biba, Luigj Gjergji, Enkelejda Rica, Klajti Reçi, Albert Loçi.
Qarku Berat: Eduard Halimi, Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslym Haxhi, Juvina Jani, Monika Qosja.
Qarku Durrës: Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Edi Paloka, Florion Mima, Agron Duka, Vullnet Topalli, Enri Çeno, Shkëlqim Fortuzi, Dejana Burgija, Everest Varaku, Bujar Huqi, Ardian Kokomani, Helenida Sava, Alban Isteri, Agron Loka, Erzen Laçi, Blerim Vogli, Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi.
Qarku Shkodër: Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, Gjok Uldedaj, Anton koka, Prelë Gjoni, Isuf Meta, Benardeta Syku, Arvit bushati, Ardit Çybyli, Denis Fani, Aurel Markaj, Denisa Meçi, Orjeta Shkambi, Nikolin Staka, Zef Shtjefni.
Qarku Kukës: Flamur Noka, Isuf Çela, Alban Zeneli, Miftar Dauti.
Qarku Dibër: Dhurata Çupi, Xhemal Gjunkshi, Edmond Isaku, Agron Qoku, Denisa Vata, Halil Jakimi, Jeton Kaloshi, Afrim Pocesti, Bashkim Murati.
Qarku Korçë: Valentina Duka, Ervin Saljanji, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda, Kristiano Koçibelli, Soela Myrtollari, Arlind Çaçani, Marta Male, Andi Përmeti, Erdion Maçolli, Koçi Tahiri, Gazmir Troja, Elvis Pisku, Zamira Mernica, Fogert Hoxha.
Qarku Fier: Enkelejd Alibeaj, Genc Pollo, Myslym Murrizi, Luan Baçi, Olsi Çukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj, Jakup Beqiri, Shkëlqim Krasniqi, Aurora Koroveshi, Altin Malokaj, Elizabeta Kurti, Pandeli Tole, Almer Toska, Klement Çela, Ferdinant Çobo, Ermal Sefa, Endri Jaupaj, Mikel Tabaku, Arjan Karriqi.
Qarku Elbasan: Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitimtar Zekthi, Nada Krypa, Blendi Himçi, Kodhel Çala, Gavrosh Zela, Qani Xhafa, Artmir Krasniqi, Ibrahim Sako, Ismail Çala, Loren Gllavina, Xhaferr Dushku, Sindi Daiu, Vangjel Kallajxhiu.
Qarku Tiranë: Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, Grida Shqina, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Sali Berisha, Halim Kosova, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fuçia, Shkëlqim Hoxha, Ahmet Prençi, Korab Lita, Mirela Dragoni-Tabaku, Barbara Doda, Enkelejda Sallaku, Ndriçim Dushku, Erion Piciri, Genci Gjylsheni, Fisnik Qosja, Lisandër Hoxha, Lulzim Omuri, Vendim Demaj, Artur Roshi, Hysen Kadiu, Dashnor Visha, Indrit Hoxha, Besmira Petriti, Ana Kadillari, Erald Shulla, Ina Haxhija, Ares Ypi, Halit Valteri, Oriona Kurtesi, Sokol Ruka, Ylber Valteri, Kristaq Papa, Selami Jenishehri, Majlinda Halilaj, Besnik Troplini, Zana Prela, Muharrem Doda.
Qarku Gjirokastër: Tritan Shehu, Roland Bejko, Koço Barka, Besnik Aliaj, Qamil Xhelili, Mimoza Çomo, Fatjona Dhimitri, Arjan Kasaj, Vjollca Luke.
Qarku Vlorë: Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Vangjel Dule, Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi, Hariz Mëma, Matilda Qurku, Lorenc Danaj, Skerdilaid Sulozeqi, Florenc Spahiu, Jolio Dine, Ervis Meço.
Duke shqyrtuar kërkesën e PD, KQZ ka konstatuar se mospërmbushja e detyrimit sa i takon afateve e sanksionon subjektin me 1 milion lekë gjobë për çdo zonë. Gjithashtu, sipas KQZ-së, në 5 qarqe Partia Demokratike nuk ka respektuar kriterin e barazisë gjinore në lista.