☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,559 ▼ -0.81% ETH $2,152 ▼ -0.52% XRP $1.4406 ▼ -1.38% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

PD kërkon masa disiplinore ndaj Ramës, Basha: U qëndrojmë kërkesave tona

Partia Demokratike jo vetëm që do t’u qëndrojë vendimeve të saj për të bllokuar punimet në seancë plenare deri në miratimin e kërkesave të saj për dekriminalizimin, por edhe i kundërpërgjigjet kërkesës së socialistëve për masa ndaj deputetëve të saj, me një kërkesë të veten për masa disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një dalje për mediat nga Selia Blu, kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike do të depozitojë ditën e sotme një kërkesë për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi. Kërkesa do bazohet në atë që Basha i quajti provokime që sollën reagimin e goditjes me vezë.

“Sot depozitohet kërkesa për përjashtimin e deputetit gojëfëlliqur Edi Rama, deklaratat e të cilit provokuan reagimin e deputetëve të Partisë Demokratike”, tha Basha.

“Kërkesat tona janë të qarta dhe i vetmi që nuk pranon këtë zgjidhje është ai që solli Armando Prengën dhe Arben Ndokën në Kuvend, ai që e shikon veten jo si kryetar të Partisë Socialiste, por si kryetar i një bande”, vijoi Basha.

Kreu i PD-së mbylli fjalën e tij duke shprehur vendosmërinë e opozitës për të çuar deri në fund vendimin që ka marrë për marrëdhëniet me Kuvendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.