Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,587 ▲0.46%
DOW 46,420 ▲0.64%
NASDAQ 21,887 ▲0.57%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,531 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,881 ▲ +1.84% ETH $2,166 ▲ +1.92% XRP $1.4125 ▲ +1.47% SOL $91.7400 ▲ +2.96%
S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 % S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Korrupsioni me mbeturinat e Sharrës, arsyeja e heshtjes së Veliajt për vdekjen e 17-vjeçarit

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka denoncuar heshtjen e Erion Veliajt pas vdekjes së 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës, një territor jo vetëm nën përgjegjësinë ligjore të kryetarit të Bashkisë, por dhe një rast i pastër i korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Sipas Krajës, në landfillin e Sharrës, jo vetëm nuk funksion ligji, siguria teknike, siguracioni për punonjësit, por për më tepër aty po përfitohen miliona euro në një biznes të ngritur nga Erion Veliaj dhe një klient i tij, kreu i PS-së së Peqenit, njëkohësisht kreu i OSHEE-së në Peqin, Edurim Teqja, dhe aktualisht në kërkim nga policia për vdekjen e 17-vjeçarit.

“Erion Veliaj nuk lë rast pa përfituar të dalë në media për të bërë propagandë. Për këtë rast, Erion veliaj dhe Bashkia e Tiranës heshtin. Vdekja e 17 vjeçarit, Arditit, në landfillin e Sharrës, një territor i administruar nga Bashkia e Tiranës dhe nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës, është një rast flagrant që tregon se si krimi e korrupsioni ka futur kthetrat në Bashkinë e Tiranës. Pse hesht Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës?! A mos vallë kompania e cila është nënkontraktuar nga një agjensi e Bashkisë së Tiranës e sapo krijuar, është nën administrimin e një personi të përjashtuar nga Italia për krime, apo për shkak se ky person është kryetar i PS-së në Peqin, për shkak se ky person është administrator në OSHEE?! E pra këta janë partnerët e Erion Veliajt. Partnerë që shkelin normat më minimale të sigurisë. Shkelin ligjin për të përfituar, zhvatur dhe vjedhur këtë qytet. Erion Veliaj vazhdon me represionin ndaj qytetarëve. Para disa kohësh shitësit ambulantë ishin të persekutuar vetëm e vetëm që ti lihet hapësirë rikjoskëzimit të Tiranës, në një kuadër korruptiv. Asnjë transparencë. Tani janë shtresat më vulnerabël, komuniteti rom, të rinj që dua të punojnë të blejnë libra e po persekutohen deri në vdekje që ti lihet hapësirë aferës korruptive miliona euro për riciklimin e mbetjeve në Tiranë. Kemi të bëjmë me një krim shtetëror sepse ligji që ndodhet në Parlament për importin e plehrave tregon që jemi në një rrezik më të madh për qytetin. Sot jemi dëshmitarë të një bashkëfajësie mes Bashkisë Tiranë dhe një kompanie që nuk kishte eksperiencën e nevojshme për të menaxhuar landfillin e mbetjeve në Tiranë. Sot jemi dëshmitarë të një krimi në kurriz të një 17 vjeçari të pafajshëm që kërkonte vetëm të punonte për të blerë libra për tu shkolluar”, u shpreh Akil Kraja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.