Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 18 May 2026
S&P 500 7,422 ▲0.19%
DOW 49,672 ▲0.29%
NASDAQ 26,258 ▲0.12%
NAFTA 99.62 ▼1.39%
ARI 4,577 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,814 ▼ -1.64% ETH $2,128 ▼ -2.77% XRP $1.3836 ▼ -2.28% SOL $84.5400 ▼ -2.11%
S&P 500 7,422 ▲0.19 % DOW 49,672 ▲0.29 % NASDAQ 26,258 ▲0.12 % NAFTA 99.62 ▼1.39 % ARI 4,577 ▲0.33 % S&P 500 7,422 ▲0.19 % DOW 49,672 ▲0.29 % NASDAQ 26,258 ▲0.12 % NAFTA 99.62 ▼1.39 % ARI 4,577 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Spahiu: Në PD s’ka pasur kurrë garë reale, Berisha kontrollon partinë prej 40 vitesh

Sali Berisha do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, një proces që vetë ai e ka cilësuar si “modern”.

Por, për analistin Kreshnik Spahiu, kjo është prova se në PD nuk ka pasur kurrë garë të vërtetë për drejtimin e partisë.
I ftuar në Report TV, Spahiu tha se Berisha ka ndërtuar prej dekadash një model politik ku kontrolli mbi partinë nuk është vënë asnjëherë realisht në diskutim.

“Berisha çdo gjë e ka të fundit, që do të thotë, mitingu i rradhës do të jetë më madhështori i historisë, sipas tij, zgjedhjet e ardhshme do të jenë më moderne, sipas tij, protesta e rradhës do jetë e fundit që do rrëzojë qeverinë, sipas tij. Pra, kjo është cilësia dhe karakteri i një politikani të konsumuar, i cili ka 40 vjet dhe nuk ka çfarë jep më tepër veçse të përsërisë retorikën e tij politike”, tha Spahiu.
Ai u shpreh se në thelb Berisha nuk ka zhvilluar kurrë zgjedhje reale në Partinë Demokratike, duke theksuar se kontrolli mbi partinë ka qenë gjithmonë në duart e tij, edhe kur nuk mbante formalisht postin e kryetarit.

“Në thelbin e vet, Berisha nuk ka realizuar zgjedhje, as brenda partisë, as jashtë saj. Kjo do të thotë se edhe kur s’ka qenë kryetar, të gjithë e kanë kuptuar që partinë e ka komanduar ai. Asnjeri nuk e ka menduar se kur Berisha ishte President i Shqipërisë, Tritan Shehu ishte kryetar i PD-së. Çdokush e kuptonte që kryetar partie ishte Berisha. Edhe kur ka patur kandidatë, gara në PD ka qenë me kandidatë fiktivë”, deklaroi ai.

Duke krahasuar PD-në me PS, ai tha se socialistët kanë zhvilluar gara të forta për drejtimin e partisë ndër vite. Sipas tij, fakti që Edi Rama nuk sfidohet sot në PS lidhet me faktin se ai fiton zgjedhjet, ndërsa debati për lidershipin lind zakonisht tek partitë humbëse.
“Ky është ndryshimi mes PD dhe PS. Socialistët kanë zhvilluar gara të fuqishme e të forta, mes Majkos dhe Metës, mes Metës apo Nanos, mes Meidanit apo Ramës. Në tërësinë e vet, kandidatët në PS kanë bërë një garë të fortë për kryetarin. Ata që përpiqen të krahasojnë PD me PS është e padrejtë. Ka njerëz që thonë se edhe Rama nuk organizon zgjedhje, por ka një ndryshim: në të gjithë Europën, partia që fiton zgjedhjet nuk ka debat për kryetarin. Kjo do të thotë që partia që zgjedh kryeministrin, është populli që ka vendosur në mënyrë peblishitare që vendos kush do të jetë drejtues i partisë që merr pushtetin. Debati zhvillohet për partinë që humb zgjedhjet” tha ai.

Në fund, ai akuzoi Berishën se ka krijuar një model të dëmshëm politik, që sipas tij po ndiqet edhe nga partitë e tjera.

“Mosdhënia e dorëheqjes nga Berisha, ka krijuar modelin 40 vjeçar, pra edhe partitë e reja ndjekin të njëjtin model, as nuk rinovohen e as nuk japin dorëheqje. Ky është një model shumë i shëmtuar i bllokimit të establishmentit politik” tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.