PD, nisma ligjore për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore
Partia Demokratike depozitoi të mërkurën në Kuvend dy nisma ligjore për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore parlamentare.
Propozimi për dekriminalizimin, parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.
Ndërsa propozimi tjetër pamundëson bllokimin nga opozita (shumicë në komision) të punës së komisioneve hetimore përmes mospranisë së anëtarëve të opozitës, siç ka ndodhur deri tani në rastet e Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve dhe Komisionit Hetimor për Emërimet në Administratën Publike.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.