☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.55 ▼2.09%
ARI 4,693 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,428 ▼ -0.52% ETH $2,136 ▼ -2.44% XRP $1.4567 ▼ -0.88% SOL $88.9700 ▼ -1.09%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.55 ▼2.09 % ARI 4,693 ▲1.89 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.55 ▼2.09 % ARI 4,693 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Parada e qeverisë, ja 10 dështimet e mëdha të financave

unnamed8-524x350 Deputeti i PD-së, Florion Mima, ka shtruar sot 10 pyetje mbi 300 ditët e pra të financave shqiptare gjatë qeverisë së Kryeministrit Rama.

Në deklaratën e tij deputeti Mima theksoi se, sot shqiptarët dëgjuan paradën e sukseseve imagjinare të qeverisë në fushën e financave publike. Partia Demokratike e ndjen për detyrim moral dhe ligjor të shtrojë pyetjet e mëposhtme, përgjigjet e të cilave do të ndihmojnë shqiptarët të kuptojnë të vërtetën absolute të gjoja-sukseseve të këtyre 300 ditëve:

1. Ndonëse norma e tatim fitimit u rrit me 50%, përse të hyrat nga tatim-fitimi janë 20% me të ulëta sesa pritshmëria e qeverisë për 6-mujorin e parë të vitit korrent?

2. Ndonëse u rritën akcizat për mallra të ndryshëm të luksit, përse gjatë 6-mujorit të parë janë arkëtuar 16% më pak sesa plani dhe asnjë qindarkë më shumë sesa viti i kaluar?
3. Përse qeveria vazhdon të rimbursojë TVSH-në ndaj bizneseve më pak se gjysma e nivelit të rimbursimeve që kryheshin vitin e kaluar, ku rimbursohej mesatarishit mbi 800 milionë lekë në muaj? Vetëm në muajin qershor është rimbursuar 4 herë më pak sesa mesatarja mujore e qeverisjes se demokratëve.

4. Ndërkohë që qeveria trumbeton rritje të punësimit, përse vazhdojnë të bien të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale?
5. Përse qeveria po arkëton gjithmonë e më pak taksa për biznesin e vogël, duke dëmtuar kështu buxhetet e çdo Bashkie dhe Komune? Vetëm në 6-muajt e parë të 2014-ës, qeveria ka arkëtuar 37% më pak të ardhura nga ky zë.

6. Përse qeveria ka paguar 19 herë më pak dëmshpërblim për të përndjekurit politikë? Janë paguar vetëm 1.3 milionë dollarë, ndërkohë që vitin e kaluar janë paguar 25 milionë dollarë.
7. Përse qeveria nuk ka paguar asnjë qindarkë nga fondi prej 11 milionë dollarë për kompensimin e shtresave në nevojë?

8. Përse qeveria ka paguar 230 milionë dollarë më pak fatura të projekteve të investimeve publike?
9. Përse qeveria ka zhdoganuar 1.169 tonë cigare më pak? Përse qeveria ka zhdoganuar 370 tonë kafe më pak? Përse qeveria ka zhdoganuar 1.100 ton birrë më pak?

10. Përse kryellogaritari i vendit nuk tha asnjë fjalë për krimin e vjedhjes së të dhënave tatimore dhe përse qeveria e tij refuzon të bëjë transparencën përpara shqiptarëve?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.