☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.33 ▼1.28%
ARI 4,676 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,249 ▲ +0.3% ETH $2,127 ▼ -1.62% XRP $1.4464 ▼ -1.23% SOL $88.6300 ▼ -1.08%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.33 ▼1.28 % ARI 4,676 ▲1.52 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.33 ▼1.28 % ARI 4,676 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

PD: Shqiptarët varfërohen, pasuria e Beqajt shtohet me mbi 1 mld lekë në 1 ditë

Partia Demokratike ka denoncuar sërish sot ato që i quan afera korruptove të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka vënë arkën e shtetit në dispozicion të ministrit të Shëndetësisë, kompania e të cilit vazhdon të fitojë tenderë prej miliarda lekësh në kurriz të qytetarëve.

Transaksionet-e-milionave-qe-i-kane-kaluar-kompanise-se-Ilir-Beqes

Deklarata e plotë e PD

Ndërkohë që gjendja në spitale është skandaloze, më kritike se kurrë, ku qytetarët nuk marrin shërbimet e duhura, mungojnë medikamentet dhe radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i Ilir Beqës njeh rritje.

Qeveria ka menduar që kampioni i korrupsionit, të marrë një pako të mirë me para edhe ditën e vitit të ri.

Mund të ishin mbyllur sportelet me 31 dhjetor, por jo arka e shtetit për Ilir Beqën, që kaloi tek firma e tij private 1 miliardë e 300 milionë lekë.

Kur mijëra familje në vend, nuk gëzonin dot natën e vitit të ri prej varfërisë, mungesës së gjelit të tavolinat e tyre, Ilir Beqa i kishte shtuar pasurisë së tij edhe 1 miliardë e 300 milionë lekë.

Teksa numri i tenderëve për Intech plus, kompania e themeluar nga Beqja, shtohet çdo ditë, paratë e marra nga taksat e shqiptarëve kanë kaluar shumën 12 milionë dollarë.

Ky është korrupsioni i thellë e i pandalshëm i kësaj qeverie, i Edi Ramës dhe 40 hajdutëve të tij.

Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij.

Ky është viti i fundi i kësaj klike zhvatëse.

Qytetarët, populli është në këmbë për të ndalur vjedhjen, abuzimin, plackitjen e parave dhe pasurisë së shqiptarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.