☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.11 ▲1.48%
ARI 4,543 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,513 ▲ +1.16% ETH $2,050 ▲ +2.18% XRP $1.3559 ▲ +1.91% SOL $83.6300 ▲ +1.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

PDIU, takim në Sarandë, Idrizi: Çdo shqiptar patriot të votojë nr. 34

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi një takim elektoral në Sarandë, përpara qindra mbështetësve të mbledhur në sallën e kinoteatrit të qytetit.

Kryetari i PDIU-së, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Shpëtim Idrizi, u bëri thirrje sarandiotëve të votojnë për nr. 34, për PDIU-në, si një parti që mbron dhe promovon identitetin dhe krenarinë kombëtare shqiptare.

“Nëqoftë se dikujt i dhemb syri kur një shqiptar i Çamërisë është nënkryetar i Parlamentit, është problem i tyre. Nëqoftë se dikush mendon se mund të urdhërojë se çfarë do të bëhet në Shqipëri, është prapë problem i tyre. Ne na duhet të jemi bashkë. Ne na duhet një Sarandë që të jetë e mbështetur me investime, sepse Sarandën e ka bekuar Zoti. Të votojnë për dinjitetin e tyre, të votojnë për gjakun e tyre, të votojnë për prosperitetin e tyre. Të votojnë për numrin 34, që do ti bëje të ndihen krenare për pronat, për familjen, për besimin në Zot dhe për dinjitetin e shqiptarëve”, tha Idrizi.

Ai theksoi se, Saranda i ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar në një atraksion turistik jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe në mbarë Evropën. Idrizi theksoi se, PDIU do të mbështesë politikisht Sarandën, për të zgjidhur problemet më emergjente të qytetit. Prandaj, ai kërkoi votën e të gjithë sarandiotëve, e veçanërisht të komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.

“Bashkia e Sarandës, që unë mendoj se duhet të ishte më e madhe, duhet të marri vendin që meriton, t’i kthehet dinjiteti, të bëhet një vend turistik, arkeologjik, historik, ashtu siç i  takon Sarandës. Por, që ta bëjmë këtë gjë, unë dua të ftoj të gjithë ata që ndjejnë kauzën e kësaj partie, por edhe të gjithë sarandiotët që të bëhen pjesë e PDIU, një parti që do të mbështesë të gjithë qytetarët e Sarandës. Por, unë dua t’ju bëj ftesë veçanërisht të gjithë patriotëve të mi, shqiptarëve të Çamërisë: ja ku e kanë shtëpinë e tyre, një shtëpi e hapur për çdo shqiptar. Do të shihni rezultatet e PDIU në të gjithë Shqipërinë, nga Dibra, nga Kukësi, nga Vermoshi e deri në Konispol, sepse ne jemi një parti e madhe dhe do të dyfishojmë votat. Ne na duhet fuqi, në mënyrë që të adresojmë problemet që ju keni”, theksoi Idrizi.

Idrizi shoqërohej nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi dhe nga drejtuesit e partisë në Sarandë. PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e Qarkut të Vlorës me kandidatë për këshillat bashkiakë dhe synon përfaqësim dinjitoz në bashkitë e reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.