Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.41 ▲3.43%
ARI 4,537 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,094 ▲ +1.13% ETH $2,035 ▲ +1.79% XRP $1.3278 ▼ -0.14% SOL $82.8800 ▲ +1.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.41 ▲3.43 % ARI 4,537 ▼0.45 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.41 ▲3.43 % ARI 4,537 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Peleshi inspekton në Lezhë pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe kanalet e kullimit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralNikoPeleshi inspektoi të dielën në qarkun e Lezhës, në zonën e degës së Drinit të Lezhës, pastrimin e shtretërve të lumenjve si dhe kanalet e kullimit.

Gjatë dy viteve të fundit, nga Bordit i Kullimit dhe nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit të qarkut Lezhë është bërë pastrimi i një segmenti rreth 8,2 km. Ky është fillimi i një pune që kërkon edhe shumë pak ndërhyrje, për të mbrojtur një sipërfaqje prej rreth 10 hektarësh.

 Me përfundimin e segmentit të fundit prej 13 km, i cili sipas ministrit Peleshi, kërkon një investim prej rreth 50 milionë lekë, zona prej 10 mijë hektarësh në fushën e Zadrimës do të jetë e mbrojtur nga përmbytjet.

“Kemi bërë ndërhyrje të segmentuara, për të pastruar kanalet ujitëse dhe kulluese në vite dhe kemi shpenzuar shumë e më shumë pastaj për të eleminuar pasojat e përmbytjes, ndërkohë që me pak fonde nëqoftëse do të investojmë në mënyrë të zgjuar, ne kemi mundësi, që duke e marrë skemën nga fillimi deri në fund, ta pastrojmë dhe pastaj të shmangim dhjetëfish investime për të eliminuar pasojat e përmbytjeve“, theksoi Peleshi.

Ministri Peleshi kërkoi gjithashtu edhe bashkëpunimin e komunitetit, dukepërmendur edhe raste konkrete ku kanë qenë banorët, ata që kanë ngadalësuar ndërhyrjet e Drejtorisë së Kullimit.

“Këto investime do vazhdojnë dhe nuk mund të ketë forcë që t’i pengojë qeverinë dhe institucionet, për të pastruar territorin, për pastruar lumenjtë, për të pastruar kanalet kryesore, sepse janë investime për jetën, janë investime për ekonominë.”

Nga Lezha ministri Peleshi apeloi të rinjtë të frekuentojnë shkollat e mesme bujqësore, dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, të Korçës, pasi bujqësia është një sektor prioritar, ku e ardhmja dhe punësimi janë të garantuara. Aktualisht bujqësia jep 20 % të prodhimit të brendshëm bruto dhe ka rezerva të pamasa për t’u rritur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.