☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,073 ▼ -0.07% ETH $2,259 ▲ +0.48% XRP $1.3532 ▼ -0.21% SOL $84.7600 ▼ -0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

Pence president i SHBA? The NY Times: Gati për të kandiduar në 2020

Zv/presidenti amerikan Mike Pence i ka quajtur “të pahijshme dhe ofenduese” lajmet që sugjerojnë se ai po përgatitet për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit 2020.

Në një artikull të të përditshmes amerikane The New York Times thuhet se disa republikanë kanë nisur një fushatë të fshehtë me supozimin se Donald Trump nuk do të kandidojë sërish.

Duke cituar burime të shumta, artikulli shkruan se Mike Pence ka lënë të kuptohet se ai do të hyjë në garën e ardhshme presidenciale në rast se Trump nuk e bën.

Kaosi në Shtëpinë e Bardhë, sipas The New York Times, përfshi edhe hetimet mbi një
marrëveshje të fshehtë mes fushatës Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar, kanë nxitur disa republikanë të marrin hapa “të padëgjuara më parë në faza kaq të hershme të një administrate të re”.

Por zv/presidenti Pence e ka konsideruar këtë lajm si një përpjekje për të përçarë
administratën.

Edhe këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway e ka konsideruar këtë histori si një trillim.

Sidoqoftë, një zëdhënëse e të përditshmes Times e ka mbështetur artikullin si aktual dhe është shprehur se historia do të flasë vetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.