☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,205 ▲ +0.24% ETH $2,263 ▲ +0.68% XRP $1.3548 ▼ -0.04% SOL $84.9300 ▲ +0.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Pendarovski: Ekipi amerikan i sanksioneve mblodhi informacione për listën e zezë

Sipas presidentit Stevo Pendarovski, ekipi amerikan i sanksioneve që ndodhej në vend mblodhi informacione për listën e zezë. Ai thotë se pavarësisht konstatimeve të tyre, si dhe thirrjeve të partnerëve për të luftuar korrupsionin, ajo punë do të duhet të bëhet nga politikanët dhe institucionet vendase.

“Këta janë diplomatë të Departamentit të Shtetit, kanë ardhur edhe më parë, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata mbledhin informacione për atë që po ndodh në sferën e drejtësisë dhe më pas në mënyrë krejtësisht autonome, pavarësisht nga ne, e formojnë të ashtuquajturën listë e zezë, domethënë listë e subjekteve dhe personave nën sanksione”, deklaroi Stevo Pendarovski – president.

Pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit ishin në fokus të bisedave telefonike të këshilltarit amerikan, Derek Shole me presidentin Pendarovski, si dhe me kryeministrin. Kovaçevski, nga ana tjetër thotë se u fol për rezultatet e skriningut në negociatat me Bashkimin Evropian, që pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm në nëntor.

“Kemi biseduar për konkluzionet. Konstatimet që do të dalin gjatë skriningut duhet të jenë të larta në agjendën e Qeverisë, në sferën e promovimit të sundimit të ligjit dhe sapo të dalin rezultatet e skriningut, atëherë do të mund të bëjmë Plan Veprimi dhe sigurisht të marrim mbështetje nga partnerët strategjikë, siç është SHBA-ja”, tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i Qeverisë.

Shole si dhe përfaqësuesi i lartë amerikan për rajonin, Gabriel Eskobar, është dashur ta vizitojnë vendin, por për shkak se Shole rezultoi pozitiv me Covid, vizita u shty për në fillim të muajit të ardhshëm. Shole shkroi në Twitter se ka biseduar me shtetarët e vendit për të mbajtur qëndrim të vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.