Presidenti i Maqedonise se Veriut, Stevo Pendarovski përshëndeti sot takimin e grupit punues për ndryshimet kushtetuese dhe njëherit ri-përsëriti qëndrimin e tij duke nënvizuar se asgjë e tmerrshme nuk do t’i ndodh vendit në rast se në Preambulë përfshihen pakica bullgare dhe pakicat e tjera, shkruan Alsat. “Unë jam pro ndryshimeve kushtetuese, nuk mendoj se diçka e tmerrshme do ti ndodh për ne, dhe nuk mendoj se në rast se i vendosim bullgarët në Kushtetutë bashkë me 6-7 popujt e tjerë, se shteti do të rrënohet. Megjithatë se si do të rrjedh më tej dinamika e takimeve këtë vërtet nuk e di”, tha Pendarovski.