🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,718 ▲0.28%
DOW 47,025 ▲0.17%
NASDAQ 22,467 ▲0.42%
NAFTA 95.13 ▲2.89%
ARI 5,012 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,619 ▲ +0.46% ETH $2,339 ▼ -0.06% XRP $1.5332 ▼ -0.23% SOL $95.5200 ▲ +0.7%
S&P 500 6,718 ▲0.28 % DOW 47,025 ▲0.17 % NASDAQ 22,467 ▲0.42 % NAFTA 95.13 ▲2.89 % ARI 5,012 ▲0.19 % S&P 500 6,718 ▲0.28 % DOW 47,025 ▲0.17 % NASDAQ 22,467 ▲0.42 % NAFTA 95.13 ▲2.89 % ARI 5,012 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Për Ahmetin dalja nga qeveria do ta thellonte problemin, dhe jo ta zgjidhte atë

Pavarësisht thirrjeve nga aktoret kryesorë ndërkombëtarë, Ali Ahmeti gjykon se nuk është koha që të tërhiqet nga qeveria. Në pyetjet e gazetarëve, pas takimeve që zhvilloi me krerët e Prishtinës, në kuadër të një vizite në Kosovë, Ahmeti tha se dalja nga qeveria do të kontribuonte në thellimin e problemit që u krijua nga afera e përgjimeve, dhe jo në zgjidhjen e tij.

Kreu i BDI-së komentoi edhe aksionet policore si dhe qëndrimin e ministrisë së brendshme pas ngjarjes në Gushincë, duke siguruar se përfaqësuesit e partisë së tij janë në kontakt të vazhdueshëm me banorët e Likovës dhe fshatrave ndërkufitarë. Ahmeti siguroi se shqiptarët janë kundër incidenteve.

“Ne jemi në komunikim të përhershëm me banorët e zonës, në radhë të parë nga zona e Likovës. Askush nuk përkrah veprimtari të dhunshme, jemi në kontakt të përhershëm edhe me banorët e zonës së fshatrave rreth kufirit. Sigurisht se ka veprimtari të organeve të sigurimit dhe policisë së shtetit, ato policë janë djemtë tanë shumica, janë shqiptarë që patrullojnë në terren. Shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza dhe luftëra të reja”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Duke komentuar cilësimet e Ministrisë së Brendshme se bëhet fjalë për akt terrorist të kryer nga shtetas kosovarë, Ahmeti tha se ai nuk qëndrim i përbashkët qeveritar, por qëndrim personal i një ministri apo një drejtori institucioni.

‘Nuk është qëndrim i Qeverisë së Maqedonisë. Mund të jetë qëndrim i një ministri apo drejtori të drejtorisë, por Qeveria e Maqedonisë nuk është ulur të analizojë, studiojë këtë çështje”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Nga ana tjetër, zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përgënjeshtroi pohimet e kryeministrit Nikolla Gruevski se i ka njoftuar homologët kosovarë për përfshirjen e mundshme të shtetasve të Kosovës në incidentin në Gushincë.  Thaçi theksoi se incidentet e tilla dhe tentimet për destabilizim nuk e ndihmojnë as Kosovën, as çështjen shqiptare në Maqedoni.

“Është në interesin edhe të Kosovës që të thellohet paqja dhe stabiliteti në Maqedoni dhe në rajon. Asnjë incident, prej kujtdo që ndodh, nuk e ndihmon as Kosovës, as Maqedoninë, as paqen në rajon. Po, është e vërtetë, jam takuar shkurtazi me kryeministrin Gruevski në Bruksel, në takimin e kryeministrave dhe ministrave të jashtëm, por diçka të tillë nuk kemi diskutuar”, tha Hashim Thaci, zv. kryeministër i Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Ahmeti takoi edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, me të cilin u diskutua gjithashtu çështja e sigurisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Kryetari i BDI-së u prit edhe nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.