☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.34 ▲0.09%
ARI 4,362 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,907 ▼ -0.37% ETH $1,799 ▲ +0.65% XRP $1.2229 ▼ -0.16% SOL $73.9900 ▲ +0.67%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.34 ▲0.09 % ARI 4,362 ▲0.17 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.34 ▲0.09 % ARI 4,362 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Opinion

Për hapat dhe kufinjtë

-Shënime per nje takim me te riun Elton M. ne qendren e ndalimit te azilanteve ne Roterdam, Holandë -

Nga ALBANA SHALA

Ai doli nga qelia me hapa te shpenguar, duke buzëqeshur, a thua se po dilte nga nje dhomë hoteli buzë detit. Në këmbe kishte nje palë pantofla që nuk para i gjen ne Holandë, te zeza me rripa te bardhe te shndritshëm. I mungonte vetem çanta e supit, se me ate veshje, krehje dhe vështrim, dukej sikur do të shkonte në plazh.

Ishte nje dite e ngrohte maji dhe vertete deti nuk ishte shume larg prej qendres se ndalimit të azilanteve ne Roterdam. Elton M. pas nje perpjekje te deshtuar per te kaluar ne Angli, ishte kthyer pa shume ceremoni ne Holande. Sa të mbaronin punë ketu autoritetet dhe do te riatdhesohej. Kishte nenshkruar nje dokument ku pranonte të kthehej vullnetarisht në Shqipëri, por
kjo nuk e ndryshonte faktin qe per disa vjet atij nuk i lejohej te futej ne vendet Schengen te BE-se.
Sa i ndergjegjshem ishte per ketë te drejte te humbur?
Ishte vetem 19 vjeç. Fëmijë i këtij mileniumi, i çiltër, me nje Iphone model të fundit, te cilin e rrotullonte neper duar tek flisnim. Dinte të fliste italisht, edhe pak anglisht. Tre vjet më i vogel se im bir. Ndoshta kjo e bente qe të më drejtohej me “teta”.
Po e filloj nga fundi. Ashtu siç e filloi edhe Eltoni, pasi me pyeti përse kisha ardhur atje ku mbahej i izoluar dhe nëse mund ta ndihmoja. Për çfarë mund ta ndihmoja? Asgje me shume se permes meje të merrej vesh me autoritetet e të kuptonte edhe sa do te rrinte në atë qendër, pa pasur mundesi lëvizje.
Me siguroi qe sapo të kthehej në Shqiperi do te mblidhte përsëri ca para dhe do të perpiqej të shkonte edhe nje herë ne Angli. E dinte se çfarë duhet te bente ndryshe nga kjo herë. Se për fat të keq kësaj rradhe kishte perfunduar ne Irlande, dhe jo ne Angli.
Tek vazhdoi të më tregonte për udhëtimin, e imagjinoj duke u hedhur, vrapuar, mbledhur, fjetur kruspull, pritur brenda ne kamion me ditë të tera, me pak ujë e pak bukë, në një anije të madhe në det të hapur, dhe më pas i çuditur tek shikonte policine kufitare te Irlandes, me pas ata te Holandës dhe
tani duke pritur kthimin ne shtëpi.
Gjithë kjo aventurë në më pak se dhjetë ditë. Sa i rrezikuar?
Lëre, teta, më mirë mos më pyet, më thote Toni i kujdesshëm. Na mbaroi edhe uji per te pire.
Një Pinokio i mashtruar, nga ata që kishin marrë përsipër ta çonin në Angli. Një aventurier i çartur, pa hartë e pa pengje. Një llogaritar i mbaruar. ‘Në Angli do të fitoj 10 herë më shumë se në Shqipëri, thjesht me punë krahu.’ më thotë.
Kishte paguar mjaft para qe te shkonte ne Angli. Po aq sa te mund te financosh edhe shkollen e larte (libra, tarifë, qira dhome në Durrës) shtoj unë me dëshirë që ta shoh në shkollë e jo ne rimorkion e kamioneve klandestin.
Ai buzëqesh i dërmuar. “Eh, më doli huq. Nuk jam unë për shkollë, jo. Le që shkolla nuk te sjell te ardhura. Më duhet te ndihmoj familjen.”
Trushpëlare, se të mendosh qe jetëgjatesia e brezit te Eltonit kap njëqindshin. Ne vitin 2053, Eltoni do të jetë 50 vjeç, në mes të Europes, ndoshta i martuar me fëmije, por i pashkollë. Anës detit i palarë, anës dritës i paparë… Ku e çon mushka?
E pyes si i mblodhi leket për këtë udhëtim, se nuk janë pak. Ato të shtëpisë e ndihmuan, natyrisht, si te me thoshte se c’eshte kjo pyetje.
Përsëri do ta ndihmojnë? Po, sigurisht – ma kthen. Deri sa t’ia dal.
E pyes per familjen. Ka të atin, edhe një motër si dhe një vëlla më të vogël, por ja që nuk ia dalin duke punuar tokën e tyre në fshat. Mamanë e ka të sëmurë. Duart e Tonit nuk jane as te medha, as me kallo, m; shume si duar femije…
I kam futur ne borxh. Po do t’ua laj me punë, shton krejt i bindur.
Po a do familja qe të rrezikosh kështu e të ikësh nga Shqipëria?
Nuk duan, po nuk kane se çfare te bejne.
Hapat e Eltonin zhurmojnë ndryshme mbi pllakat e dyshemese. Ndryshe nga të miat, ndryshe nga të policëve, ndryshe nga azilantët e tjerë. Secili sjell rendesën e vet, tingullin e vet. Hë për hë, Toni është në një zonë si gri, me rregulla loje të pamëshirshme. Pas këyre portave të rënda, mureve të lartë e televa me gjëmba të kesaj qendre dielli ndriçon hareshëm. Ka ardhur pranvera. Dhe Toni e ndjen pranverën, ndjen gjakun t’i vloje e dëshirën për të dalë nga shtëpia, per te ikur nga fshat i humbur, nga varfëria, drejt botës së madhe. Paçka se i duhet të kaloje këtë territor gri.
E pyes a do te donte te rrinte ne Holande. Jo, me thote, se në Holandë nuk paguajnë aq mirë. Dhe holandezët më duken shumë të ftohtë, shton. Flet si i rritur. Flet me gjuhen e te tjereve, se keto dite ai nuk do të ndërlikojë endrrën e tij të pastër e ta përlyeje me imazhet e bukura të Holandës. Ai është nisur për te nusja e premtuar, për në Angli. Ndërkohë një grua dhe nje burrë, te dy policë që ruajnë këtë kat ku shëtisin te ndaluarit (për të mos thënë të burgosurit) na buqeqeshin me dashamiresi. Sa Eltona shohin ata në një javë, por vështrimi i tyre më thotë se Toni ynë është nga më simpatiket dhe më të sjellshmit.
Sot që po hedh ne leter historine e tij, nëpër shumë aeroporte të Europës dhe SHBA-së sundon kaosi. Udhetaret rrinë në rradhe me ore te tera, lëvizin si robotë cm pas cm per ta arritur te një portë, te një pike kontrolli, për t’u kthyer edhe nje here te e njejta portë, ne menyre qe fluksi i pasagjereve të mos
permbyte personelin e aeroporteve, ata që ende punojnë. (Kush tha qe ne Holande nuk ka nevoje per krah pune të mirëpaguar…).
Hap pas hapi udhetare, qytetare te ketij vendi dhe te tjere, nervozohen me keto orë të shpenzuara kot, tundin biletat, dëftojnë rezervimet e kartat e privilegjeve, u bërtasin
femijëve, marrin ne telefon e flasin me zë të larte, ankohen, konsumojne pa fund sidomos uje, bejne selfies per tik tok e per instagram, tërheqin çantat e dorës, i thone lamtumirë valizheve te medha me bindjen qe do t’i shohin në destinacion,
bëhen si te sëmurë, të pamundur, per t’i shpetuar rradhave dhe per t’u hipur avioneve, që si shpezë të medhej, do t’i lëshojnë në të tjera vende, më ekzotike, si Meksika, Tunisia, Shqipëria dhe pikerisht në Durres, qytetin i dashur te Tonit.
A është e mundur të pajtohen këto dy grupe njerëzish? A është e mundur që mirëqënia e njërit të mos ngrihet mbi varferinë e fatkeqësinë e tjetrit? A mund të jetosh në hijen e një kështjelle pa dashur të futesh edhe vetë brenda? Në Ukrainë ka pesë muaj që po luftohet. Në fushat me grurë u korrën me qindra djem
nënash, rusë, ukrainas, mercenarë, dhe pas gati pesë muajsh luftë me shumë se kurrë të krijohet përshtypja që Ukraina po flijohet edhe për ne. Për Tonin, per mua, per te gjithe.
Shqipëria sot do të hapë negociatat për anëtarësim në Komunitetin Europian, atë komunitet të cilin Anglia, vendi më i preferuar i emigrantëve ekonomike si Toni, e la në 2020.
Toni ëndërron për Anglinë, për “qershinë” e tortës europiane. Sipas Organizates Ndërkombëtare për Emigracion, Toni nuk është i paligjshëm, ai është i parregullt.
Vetem pantoflat disi qesharake, me ato rripkat e bardhë si klloun cirku, sikur vënë pak në dyshim vendosmerine per te mos qendruar në vend te vet e për t’u nisur edhe një herë për në Angli.
Kush e ka parë Tonin?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.