KronikaPresidencialeSporti

Përballja me Armeninë -Nishani uron kuqezinjtë, De Biasit i jep shtetësinë shqiptare

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot paradite në Durrës një takim të ngrohtë dhe miqësor me futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit në prag të ndeshjes me përfaqësuesen e Armenisë.

Presidenti Nishani, pasi i përgëzoi për punën, mundin dhe rritjen e nivelit profesionit dhe cilësisë së futbollit, u uroi lojtarëve të ekipit kombëtar të futbollit si dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit një fitore të shumëpritur në ndeshjen vendimtare të ditës së diel.

“Dëshiroj t’ju sjell në emër të Institucionit që përfaqësoj, atij të Presidentit të Republikës zyrtarisht dhe shumë sinqerisht falënderimet dhe mirënjohjen e veçantë përtë gjithë impaktin e madh dhe pozitivitetin që keni sjellë në mjedisin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptar edhe të gjithë shqiptarëve duke rindezur disa ndjenja, perceptime dhe gëzime të nevojshme për njerëzit, të cilat u përcillen edhe përmes sportit, artit e kulturës. Në rastin tuaj konkret, ky vlerësim dhe kjo mirënjohje ju shkon në mënyrë shumë të sinqertë e të drejtpërdrejtë, sepse keni sjellë një rigjallërim dhe rindezje të një dëshire dhe hareje në psikologji dhe në jetën shoqërore dhe shpirtërore të shqiptarëve”, theksoi Presidenti.presidenti-nishani-ekipi-kombetar-i-futbollit-5-300x200

“Nga ky takim dua t’u përcjell edhe një mesazh vlerësimi të gjithë tifozëve kuq e zi, të cilët janë me mish, me zemër e me gjak pranë Kombëtares së futbollit nëmbështetjen tuaj! Si Kreu i Shtetit shqiptar, e ndiej dhe e kam për detyrë e të drejtë kushtetuese që t’u adresohem të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar që të vazhdojnë mbështetjen dhe angazhimin e tyre maksimal, sepse këto gjëra: angazhimi i ekipit, i futbollistëve, i talentit të tyre, i punës së stafit, por edhe i mbështetjes dhe angazhimit të institucioneve, plotësojnënjëri-tjetrin duke u harmonizuar në mënyrë që të shkojmë gjithmonë drejt rezultateve edhe më të larta, edhe më të mirë, sepse besoj që i kemi të gjitha mundësitë dhe kapacitetet.” – vuri në dukje Presidenti gjatë fjalës së tij.

presidenti-nishani-ekipi-kombetar-i-futbollitDuke përfituar nga ky takim, Kryetari i Shtetit shqiptar i dorëzoi personalisht trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, zotit Giovanni De Biasi dekretin e dhënies së shtetësisë shqiptare, duke i uruar njëkohësisht dhe përzemërsisht suksese dhe punë të mbarë në drejtimin e futbollistëve shqiptarë si dhe të përmbushjes së ëndrrës mbarëpopullore për një kualifikim të mundshëm të Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit të vitit 2016.

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana e falënderoi Kreun e Shtetit për vizitën inkurajuese si dhe mbështetjen e vazhdueshme personale dhe institucionale. Presidentit iu dhurua më pas në emër të ekipit edhe një top futbolli me firmat e të gjithë lojtarëve të përfaqësueses shqiptare./a.g/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button