Bota

Përballja me “Brexit”, Parisi e Berlini me një mendje

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Hollande deklaruan se janë plotësisht dakord për mënyrën se si duhen trajtuar pasojat e vendimit britanik për të braktisur Evropën.

Hollande paralajmëroi se të ndarë, evropianët rrezikojnë të distancohen, të debatojnë dhe të mos merren vesh. Merkel dhe Hollande kanë planifikuar një takim në Berlin në kuadër të aktivitetit frenetik diplomatik pas Brexit-it. Në një deklaratë për mediat, Hollande gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin që mori.

“Ajo që dikur ishte e pamendueshme, tashmë është bërë e pakthyeshme”, deklaroi kreu i Elizeut. Hollande do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Merkel bashkë me kryeministrin italian Mateo Renzi dhe presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry pritet në Londër dhe Bruksel për bisedime, sidomos pasi mbështetja amerikane për qëndrimin në Evropë nuk i bindi britanikët. Brukseli kërkon që negociatat me Londrën për largimin të nisin sa më shpejt, por duke njohur burokracinë e unionit dhe duke ditur faktin që David Cameron ia ka lënë këtë përgjegjësi pasardhësit e tij, bisedimet nuk do të nisin para tetorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button