🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,502 ▼ -0.19% ETH $2,004 ▲ +0.67% XRP $1.3407 ▲ +0.74% SOL $83.1900 ▼ -0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përfundon “saga” italiane, për TAP-in nuk ka më pengesa

Protestat e banorëve, të sindikatave apo edhe shoqatave ambientaliste në San Foca të Italisë, ishin kthyer në një kërcënim serioz për mbarëvajtjen e ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Por, më në fund, duket se gjithçka është zgjidhur. TAP ka arritur të marrë të gjitha lejet për ndërtimin e pjesës së gazsjellësit në Itali.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Kohezionit Territorial, Claudio De Vincenti.
“Nuk ka më asnjë pengesë për TAP, autorizimet u morën dhe puna duhet të vazhdojë”, tha ministri italian. Ai theksoi edhe mundësitë që do të hapen për banorët e zonës me ndërtimin e gazsjellësit.

Ndërsa Lisa Givert, drejtoresha e Komunikimit pranë TAP, tha se projekti do të ketë ndikime minimale në mjedisin italian.
Pas përfundimit të ndërtimit në vitin 2019, pemët e ullirit do të mbillen sërish në vendin e tyre të origjinës.
“Të gjitha ngastrat private të tokës janë blerë tashmë nga konsorciumi, ndërsa pritet të blihen edhe tre toka shtetërore. Ndërkohë grupi i punës është duke bërë kërkime për pjesët e tjera të tokës që do të duhet të merren në pronësi”,- bëri të ditur konsorciumi.

Për të shmangur çdo lloj ndikimi në mjedis në plazhin San Foca në Itali, TAP do të ndërtojë një tunel të vogël me gjatësi 1.5 km. Kjo vepër inxhinierike do të miminizojë ndjeshëm ndikimet në mjedis. Për të bërë të mundur nisjen e punimeve, hapi i parë i TAP është zhvendosja e 231 pemëve të ullirit, të cilat në përfundim do të rivendosen në vendin e tyre të mëparshëm. Nga këto, 16 pemë janë monumente të natyrës dhe zhvendosja e tyre do të kërkojë një procedurë të veçantë.

Në një fazë të dytë, TAP-it do t’i duhet të zhvendosë edhe 2,000 pemë të tjera ulliri për të krijuar 8 km korridor për tubat e gazsjellësit. Kjo është edhe gjatësia nga tuneli i vogël te Terminali Pritës (PRT).
TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që është një nga projektet prioritare të energjisë të BE-së.
Ai do të jetë 878 kilometra i gjatë (Greqi 550 km, Shqipëri 215 km, Deti Adriatik 105 km dhe Itali 8 km).
Pika më e lartë e tij do të jetë në Shqipëri, në lartësinë 1,888 metra, ndërsa më e ulëta 820 metra nën thellësinë e detit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.