☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.86 ▲3.65%
ARI 4,753 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,125 ▼ -1.05% ETH $2,180 ▼ -3.47% XRP $1.3340 ▼ -3.55% SOL $82.3600 ▼ -2.92%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.86 ▲3.65 % ARI 4,753 ▼0.52 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.86 ▲3.65 % ARI 4,753 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Përgatitet salla rezervë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës është duke  përgatitur detajet e fundit për ta ftuar seancën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa koalicioni qeveritar ka nisur të mbledhë 30 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Top Channel ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se nëse të gjitha përgatitjet shkojnë sipas planifikimeve të koalicionit qeveritar, seanca mund të ftohet në fillim të javës së ardhshme, ndërsa kryeparlamentari kosovar tha se janë në përfundim të procesit.

“Shumë shpejt do të ndodhë. Por kur po flas shumë shpejt, më 7 mars dihet se është limiti i fundit, do të thotë që brenda muajit shkurt do të ndodhë”, deklaron Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Për t’u siguruar që seanca e presidentit mos të dështojë edhe në rast të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita në sallën kryesore, Kuvendi ka përgatitur dhe rinovuar edhe sallën alternative. Salla është rinovuar nën masa të larta sigurie, aq sa edhe mediat nuk lejohet ta filmojnë, por Top Channel arriti të sigurojë disa foto, që tregojnë sallën të gatshme për zhvillimin e një seance.

“E rëndësishme është që presidenti do të zgjedhet. Kushtetuta i parasheh të gjitha të tjerat, por nuk e parashikon vend zgjedhjen e presidentit se a do të jetë në sallën kryesore apo do të jetë në sallën alternative. Të gjitha këto salla janë në shërbim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thotë Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar, PDK.

Aktualisht shumica e deputetëve të koalicionit qeveritar ndodhen në Kosovë dhe atyre u është rekomanduar që mos të planifikojnë udhëtime jashtë vendit gjatë muajit shkurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.