09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,709 ▼0.46%
DOW 47,139 ▼0.76%
NASDAQ 22,362 ▼0.11%
NAFTA 98.43 ▲8.28%
ARI 5,096 ▼1.23%
Breaking
Parlamentare

“Përgjimet”, mblidhet komisioni hetimor parlamentar

Ka nisur punën këtë të hënë komisioni hetimor parlamentar mbi pajisjen e përgjimit Imsi Cathcer.

Komisioni drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i komisionit të sigurisë kombëtare, Flamur Noka.

Partia Demokratike akuzon mazhorancën se ka përdorur pajisjen në fjalë për të përgjuar presidentin, deputetët e opozitës dhe diplomatë të akredituar në Tiranë.

“Është cënuar siguria kombëtare”, ka thënë Noka. “Thërrasim prokurorin e përgjithshëm dhe e zgjidhim këtë punë”, ka replikuar deputeti i PS, Paulin Stërkaj.

Anëtarët e komisionit kanë vendosur që për të sqaruar situatën të thirren për të dëshmuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri; drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako; drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika; si dhe drejtorë e nëndrejtorë burgjesh.

“Ta nisim nga Visho Ajazi Lika dhe Llalla. Të vijë të na raportojë ku janë hetimet, në çfarë pike”, ka deklaruar deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

Gjithësej janë 17 zyrtarët e lartë që do thirren për të dëshmuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.