Kosova

Përkujtohet 16-vjetori i masakrës në Kralan të Gjakovës

Në prill të vitit 1999, në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra meshkuj nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët-gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

p-euml-rkujtohet-16-vjetori-i-masakr-euml-s-n-euml-kralan-t-euml-gjakov-euml-s_hdMë 4 prill, nga grupi i meshkujve që është mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës i rrethuar me tanke dhe pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 meshkuj të rinj, ndër të cilët edhe 11 të mitur. Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 2013 ka bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krimin në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 prej atyre meshkujve të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, në varrezën e cila është gjetur pranë liqenit të Peruçës, në komunën e Bajina Bashtës.

Drejtoresha e Fondit, Sandra Orloviq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se edhe 8 trupa janë gjetur në varrezën në fshatin Brekoc pranë Gjakovës, ndërsa 53 meshkuj, djelmosha, ende vazhdojnë të jenë të evidentuar si të pagjetur. Fondi, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet, transmeton KP.

Lidhur me krimin serb të kryer në Kralan, në dhjetor të vitit të kaluar një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkon nga Serge Bramnertz që “të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në fshatin Kralan.

Bytyqi në letrën e vet përkujton se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë.

Me rastin e 16-vjetorit të rënies së këtyre martirëve dhe dëshmorëve, sot në Kralan do të mbahet një akademi përkujtimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button