🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.87 ▼15.12%
ARI 4,844 ▲3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,900 ▲ +4.5% ETH $2,241 ▲ +6.41% XRP $1.3799 ▲ +4.48% SOL $85.6900 ▲ +7.13%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.87 ▼15.12 % ARI 4,844 ▲3.39 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.87 ▼15.12 % ARI 4,844 ▲3.39 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Përmbytje të mëdha prekin kryeqytetin dhe periferitë

a14Më shumë se 600 thirrje telefonike janë bërë në shërbimin zjarrfikës deri orët e para të mbrëmjes së të premtes për përballimin e pasojave të përmbytjeve nga shtrëngatat e shiut në Atikë.

Shumica e telefonatave vinin nga Kerasini, Drapecona, Nikea, Egaleo dhe Koridhalos, ku në mjaft vende pati përqëndrim ujërash, por edhe drejtues mjetesh të bllokuar në makinat e tyre.

Në vazhdim, problemi u përqëndrua në Peristeri, Petrupolis, Ilion dhe Menidi.

Në operacione merrnin pjesë 150 zjarrfikës dhe 70 mjete të këtij shërbimi.

Në Ilion u përmbytën dy katet e parkingut të një supermerkate, ku ndodheshin shumë makina, po për fat nuk pati njerëz të bllokuar.

Probleme të mëdha pati edhe në akset rrugore të Athinës, ku trafiku mbeti për orë të tëra i bllokuar. Imazhe katastrofe janë të dukshme sidomos në zonat e Atikës Perëndimore.

Rrugët u shndërruan në lumej, shumë makina u morën nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Për shkak të problemeve nga reshjet, kryeministri grek, Antonis Samaras përshpejtoi kthimin e tij nga Brukseli dhe shkoi menjëherë në Qendrën Operative të Mbrojtjes Civile, ku drejtoi një mbledhje emergjence.

Pas mbledhjes Samaras theksoi se ata që janë dëmtuar, do të dëmshpërblehen sa më shpejt.

“Do të fillojë një inventarizim i hollësishëm i dëmtimeve, që do të përfundojë të hënën”, tha kryeministri Samaras.

“Ministrisë së Financave i është dhënë urdhër që të çlirojë menjëherë fondet që janë të nevojshme për çdo bashki të dëmtuar. Dhe rrjedhimisht do të dëmshpërblehen ata që kanë pësuar dëme nga katastrofa, sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi ai./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.