🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,606 ▲0.75%
DOW 46,487 ▲0.79%
NASDAQ 21,975 ▲0.98%
NAFTA 90.35 ▼2.17%
ARI 4,545 ▲3.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,852 ▲ +2.3% ETH $2,166 ▲ +2.74% XRP $1.4120 ▲ +1.63% SOL $91.8100 ▲ +3.01%
S&P 500 6,606 ▲0.75 % DOW 46,487 ▲0.79 % NASDAQ 21,975 ▲0.98 % NAFTA 90.35 ▼2.17 % ARI 4,545 ▲3.25 % S&P 500 6,606 ▲0.75 % DOW 46,487 ▲0.79 % NASDAQ 21,975 ▲0.98 % NAFTA 90.35 ▼2.17 % ARI 4,545 ▲3.25 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Përmbytjet, Bushati: Gati për të mbështetur autoritetet në Maqedoni

Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në Maqedoni.

Në këtë deklaratë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni, si pasojë e reshjeve të pazakonta, që përmbytën mbrëmjen e djeshme Shkupin dhe Tetovën, duke shkaktuar një numër viktimash dhe dëme të mëdha materiale.

Ministri Bushati ka biseduar sot me zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Nikola Poposki, zëvëndës Kryeministrin dhe Ministrin e Integrimit Arbër Ademi, si dhe me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Në emër të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, Ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira.

“Shprehim gadishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare”, theksoi Ministri Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.