Ekonomia

Përmbytjet në Lezhë, Panariti: Situata nën kontroll

Ministri-Panariti-vizitë-në-Francë-merr-pjesë-në-Panairin-Ndërkombëtar-të-Bujqësisë-466x3503Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka inspektuar mbrëmjen e djeshme situatën e përmbytjeve në qarkun e Lezhës, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë vijuar prej disa orësh.

Në një informacion për mediat, dhënë përmes telefonit, ministri tha se situata është nën kontroll dhe po punohet që hidrovoret të funksionojnë me kapacitet të plotë, për të bërë të mundur evakuimin e ujrave.

“Përmbytja e nënstacionit shkaktoi probleme me energjinë elektrike, pasi hidrovoret janë në gjendje pune, por për sa kohë nuk furnizohen me energji ato nuk mund të funksionojnë. Por, ne ndërhymë duke rikthyer energjinë në hidrovorin e Tales. Një shkarkesë elektrike nxorri jashtë përdorimit transformatorin qendror, por në sajë të ndërhyrjes së shpejtë u vu në punë një transformator rezervë dhe hidrovoret po funksionojnë duke evakuar ujrat. Këto të fundit për momentin janë nën kuotë, por reshjet që po vazhdojnë sot do të bëjnë që ato të dalin mbi kuotë, po të marrim parasysh këtu dhe ujrat e përrenjve që dalin nga malet duke sjellë prurje të jashtëzakonshme”, tha ministri i Bujqësisë.

Panariti theksoi se po punojmë që të garantojmë evakuimin e ujrave, në mënyrë që të mos ketë përmbytje të banesave. Gjithashtu, hidrovoret e Kurbinit, sipas ministrit, janë në gjendje pune, ndërsa ato të Ishull Lezhës momentalisht janë pa energji dhe po kontaktohet me OSHEE-në për të gjetur mënyrën për t’i furnizuar me linja të tjera dhe për të korrigjuar dëmet e shkaktuara nga rrufetë.

Nisur nga moti me reshje intensive, ministri i Bujqësisë theksoi se gjithsesi duhet jemi të përgatitur për të përballuar situata të jashttëzakonshme. Për këtë, tha Panariti, kam kontaktuar me zyrtarët më të lartë të vendit, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, ministrin e Mbrojtjes që të përgatitemi edhe për situata të jashtëzakonshme, ku ndoshta do na duhet dhe të evakuojmë popullatën. Por, tani për tani nuk jemi në një situatë të tillë, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button