Përmirësohet situata nga përmbytjet, 150 efektiv të FA në terren
Situata është përmirësuar dhe niveli i ujit ka rënë në të gjithë pellgun Levan – Ura e Mifoli- Novosele, ndërsa 150 efektiv të Forcave të Armatosura janë në terren.
Nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se situata sot është e përmirësuar. “Ka rënie të nivelit të ujit në të gjithë pellgun Levan në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës – Ura e Mifoli- Novosele”, thuhet në njoftimin për shtyp
Forcat e Armatosura janë prezent me 150 efektive në terren si në Levan, Ferras, Novosele.
Ndërkaq Komanda Mbështetëse e FA dhe Batalioni i Mbështetjes Rajonale kanë nisur punën në fshatin Darëzezë për largimin e ujit.
Gjithashtu, bëhet e ditur se në Novosele mëngjesin e sotëm është bërë evakuim i dy banorëve të cilët kanë kërkuar ndihmë.