☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,559 ▼ -0.81% ETH $2,152 ▼ -0.52% XRP $1.4406 ▼ -1.38% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Përplasje për PSD-në, Gjinushi: Duan të rrëmbejnë partinë

Porta kryesore e selisë së Partisë Socialdemokrate ka mbajtur të ndarë dy grupe brenda kësaj force politike.

Nga njëri krah disa anëtare të PSD të cilët kishin paralajmëruar mbledhjen e këshillit kombëtar duke kërkuar edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit.

Në krahun tjetër në brendësi të selisë pas derës së mbyllur qëndronte vetë kryetari Gjinushi me një pjesë të anëtarëve të kryesisë.

“Janë bllokuar dyert nga kryetari i partisë dhe kemi ngelur jashtë ne anëtarët e këshillit që kemi ardhur për mbledhje”, thotë Rustem Preçi, sekretar i përgjithshëm i PSD.

“Ky është ilegjitim, nuk është kryetar më”, tha Flamur Haxhiaj, anëtar i këshillit kombëtar.

“Tani kush e mbështet këtë nuk besoj se shtetit, por segmente të caktuara e bëjnë këtë punë, e bëjnë këtë histori”, shprehet Muhamet Gaba, kryetar i PSD Tiranë.

Ndërkohë zoti Gjinushi e ka cilësuar këtë një tentativë të vetëm 3 anëtarëve të këshillit për të uzurpuar me forcë Partinë Socialdemokrate.

“Janë vetëm të pakënaqur që kur u afrohet pushteti thërrasin vetëm unë dhe gjejnë metoda të shëmtuara, të papranueshme dhe antiligjore për të arritur qëllimin e tyre”, thotë Gjinushi.

Zoti Gjinushi është shprehur i qetë për funksionimin e partisë, duke theksuar se askush nuk mund të krijojë probleme artificale në PSD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.