☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,205 ▲ +0.24% ETH $2,263 ▲ +0.68% XRP $1.3548 ▼ -0.04% SOL $84.9300 ▲ +0.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Përse fluturoi helikopteri? Hetimet për tragjedinë, do të pyetet kreu i trafikut ajror

Në një kohë që Gjermania nuk e ka sjellë ende ekspertizën në kartën e memories të helikopterit të rrëzuar dy muaj më parë, Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për të zbardhur dyshimet e saj nëse ky helikopter ishte apo jo duke kryer fluturim të rregullt.

Për të saktësuar itinerarin që ndoqi helikopteri më 6 prill, pra ditën e tragjedisë, prokuroria i ka dërguar fletëthirrje edhe drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula.

Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues,  për shkaqe hetimore  duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i autoritetit të aviacionit civil.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të pyeten edhe zyrtarë në sektorin e lëshimit të certifikatave teknike, mes tyre inspektori Skënder Loli.

Më herë, Prokuroria ka pyetur edhe nënkolonel Altin Lame, thanë burimet, i cili u ndëshkua administrativisht nga Ministria e Mbrojtjes duke u shkarkuar nga detyra pasi rezultoi se ditën e ngjarjes nuk ishte në detyrë, por ishte angazhuar në një kompani private fluturimesh.

Sipas Prokurorisë Lame, ish-shef i sigurisë në bazën ajrore, ishte njeriu që duhet të firmoste planin e fluturimit të helikopterit, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

Nga rrëzimi i helikopterit në Grizhë të Shkodrës humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu, ndërkohë që i mbijetuari Gerald Baramuça megjithë insistimin e Prokurorisë nuk pranon të japë dëshmi për këtë ngjarje, me arsyetimin se nuk mban mend asgjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.