☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,844 ▲0.39%
DOW 47,923 ▲0.01%
NASDAQ 23,043 ▲0.61%
NAFTA 99.02 ▲2.54%
ARI 4,767 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,200 ▲ +1.55% ETH $2,227 ▲ +1.23% XRP $1.3399 ▲ +0.62% SOL $83.1500 ▲ +1.35%
S&P 500 6,844 ▲0.39 % DOW 47,923 ▲0.01 % NASDAQ 23,043 ▲0.61 % NAFTA 99.02 ▲2.54 % ARI 4,767 ▼0.43 % S&P 500 6,844 ▲0.39 % DOW 47,923 ▲0.01 % NASDAQ 23,043 ▲0.61 % NAFTA 99.02 ▲2.54 % ARI 4,767 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Përse nuk i kujtoni dot emrat e të saponjohurve?

“Faji” është i trurit, thotë shkenca

Jeni në një festë. Ju prezantohen gjithë të ftuarit, shkëmbeni shtrëngimin e duarve dhe informacione të pakta: emri para së gjithash. Sigurisht që nuk mund t’i fiksoni të gjithë, por si është e mundur që keni harruar për më pak se gjysmë ore, emrin e vajzës/djalit që ju pëlqeu aq shumë e që dëshironit ta pyesnit për ta takuar edhe një herë?

Megjithatë, jeni të ndërgjegjshëm për potencialin e kujtesës suaj: arrini të kujtoni të gjitha ditëlindjet e miqve dhe të afërmve, keni një prirje të caktuar për të mbajtur mend datat e ngjarjeve më të rëndësishme historike. Por me emrat e keni të vështirë.

Përse ndodh kjo gjë?

Ekziston një shpjegim shkencor, të paktën nga ajo që është thënë nga Victoria Woollaston në “Daily Mail”. Studiuesja thotë se truri ynë është i “shkathët” për të rinjohur detajet e fytyrës – ngjyrën e syve, gjatësinë e hundës, formën e buzës – por për emrat, që për ne janë thjesht tituj arbitrarë, ai kërkon një sforco më të madhe.

“Sepse, emrat janë rastësorë dhe nuk kanë informacione specifike”, shpjegon ajo, “truri lodhet për t’i mbajtur në kujtesë. Dhe duke qenë se truri nuk mund të bëjë lidhjet midis pjesëve të shumta të informacioneve, ka shumë mundësi që emrat të mos i memorizojë aspak”.

Për këtë arsye, është shumë më e thjeshtë të kujtohen emrat e një atleteje të re të skuadrës së qytetit tuaj, ose titulli i suksesshëm i CD-së së re të artistit tuaj të preferuar.

Pra, funksionet e trurit punojnë në mënyrë optimale kur mund të bëhen lidhje mes informacioneve që ju duken familjare; në këtë rast, qyteti juaj ose artisti i preferuar. Në të kundërt, kur disa persona takohen për herë të parë dhe kur për njëri-tjetrin dihet shumë pak ose aspak për atë se çfarë bëjnë ose çfarë janë, emrat e tyre nga njëri vesh hyjnë dhe nga tjetri dalin.

Pjesë e arsyes se përse kjo gjë ndodh kaq shpesh, është efekti “next-in-line”, i cili shpjegon se përse trutë tanë nuk janë në gjende të marrin dhe të japin informacione të reja në të njëjtin moment.

Woollaston thotë: “Në vend që të shohë dhe të dëgjojë të tjerët, truri fillon të përqendrohet mbi rutinën e tij. Mbi atë se çfarë do të thonë personat përballë dhe se çfarë duhet të ‘thotë ai’”.

Kjo është ndoshta ajo që ndodh kur prezantoheni ndaj një të huaji: përqendroheni aq shumë mbi atë se çfarë do të thoni, saqë nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme asaj se çfarë thonë të tjerët – si për shembull, emrin e tyre.

Një grup studiuesish kanë kryer një eksperiment në të cilin disa njerëz janë ndarë në disa grupe dhe janë ngacmuar që të prezantohen. Më pas, atyre u është kërkuar që të rikuperonin informacione të tilla.

Çuditërisht, pjesëmarrësit ishin në gjendje të kujtonin me saktësi informacionet mbi të gjithë pjesëtarët e grupit të tyre. Ishin shumë të përqendruar mbi atë se çfarë do të thoshin, menjëherë pasi nuk do të kishin për të marrë më informacion të ri.

Woollaston flet edhe për rëndësinë e të vënit në punë të kujtesës: me fjalë të tjera, nëse një informacion nuk përsëritet disa herë, është i destinuar të harrohet me kalimin e kohës.

Kështu që, herën tjetër kur të shkoni në një festë dhe të keni ndërmend të rishihni vajzën/djalin që ju pëlqeu aq shumë menjëherë, ju leverdis të përsërisni me mendje emrin e saj/tij, për mos ta harruar dhe për të mos bërë një figurë të keqe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.