🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,434 ▼0.67%
DOW 45,539 ▼0.92%
NASDAQ 21,215 ▼0.9%
NAFTA 96.84 ▲2.5%
ARI 4,448 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,472 ▼ -4.11% ETH $1,987 ▼ -4.14% XRP $1.3380 ▼ -2.5% SOL $83.1200 ▼ -4.94%
S&P 500 6,434 ▼0.67 % DOW 45,539 ▼0.92 % NASDAQ 21,215 ▼0.9 % NAFTA 96.84 ▲2.5 % ARI 4,448 ▲0.88 % S&P 500 6,434 ▼0.67 % DOW 45,539 ▼0.92 % NASDAQ 21,215 ▼0.9 % NAFTA 96.84 ▲2.5 % ARI 4,448 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Përsëri në shkollë: Programet më të mira për menaxhim në 2017-ën

Kërkoni të hyni në botën e biznesit? Shumë profesionistë kërkojnë programe arsimimi  për të ndryshuar karrierën e tyre, por është e vështirë për të vendosur se cilën të zgjedhësh.

Financial Times ka renditur programet më të mira (të vlefshme për të gjithë menaxherët), si dhe programet e personalizuara ( për klientët e korporatave).

Në renditjen e përgjithshme, Shkolla e Biznesit IESE në Spanjë merr vendin e parë, ndërsa  IMD e Zvicrës në vendin e dytë.

Në kategorinë e regjistrimit të hapur, IMD, që ndodhet në Lausanne, Zvicër dhe në Singapor, renditet e para, ndërsa shkolla spanjolle IESE, e cila ka kampuset në Barcelonë, Madrid, Nju Jork dhe Mynih dhe një zyrë në Sao Paulo, kryeson renditjen e programeve të personalizuara .  të dyja shkollat renditen të dytat në kategorinë ku nuk kryesojnë.

Kjo është hera e parë që dy shkolla kanë mbajtur dy vendet e para në të dy kategoritë, thotë FT.

Renditja e arsimit ekzekutiv të FT-së ka vazhduar për 19 vjet, dhe këtë vit analizon 85 programe të personalizuara dhe 75 kurse të hapura.

Renditja bazohet në anketat e pjesëmarrësve dhe kënaqësinë e klientit, dhe gjithashtu shikon të ardhurat e shkollave, arritjen ndërkombëtare dhe diversitetin e fakultetit.

IMD mbetet në vendin e parë në kategorinë e programit të regjistrimit të hapur – një pozitë që shkolla ka mbajtur gjatë gjashtë viteve të fundit.

Shkolla e Biznesit IESE dhe Harvard përfundojnë tri të parat, ndërsa Shkolla e Biznesit Said e Universitetit të Oksfordit është në rritje të  dukshme – duke u ngjitur pesë vende, duke u renditur  në vendin e katërt. Shtetet e Bashkuara dhe shkollat ​​e biznesit europiane dominojnë top 10.

IESE ka kryesuar renditjen e personalizuar për tre vitet e fundit, duke zëvendësuar Duke Corporate Education në vitin 2015. Programet e personalizuara janë të dizajnuara dhe të përshtatura posaçërisht për klientët e korporatave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.