☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500
DOW 48,687 ▲0.31%
NASDAQ 23,686 ▲0.2%
NAFTA 91.15 ▼0.14%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,307 ▼ -0.4% ETH $2,329 ▼ -2.08% XRP $1.3668 ▼ -0.68% SOL $83.6700 ▼ -3.04%
S&P 500 DOW 48,687 ▲0.31 % NASDAQ 23,686 ▲0.2 % NAFTA 91.15 ▼0.14 % ARI S&P 500 DOW 48,687 ▲0.31 % NASDAQ 23,686 ▲0.2 % NAFTA 91.15 ▼0.14 % ARI
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Përurohet fluturimi i parë drejt Barit nga kompania “Balkan Express”

 “Tirana International Airport” (TIA) përuroi sot fluturimin e parë nga Tirana drejt Barit, Itali.

AHP7212Kompania e fluturimeve “Balkan Express” do të operojë tre herë në javë – të hënave, të mërkurave dhe të premteve – me një avion të tipit “Fokker 50” të shoqërisë

ajrore “Air Valle”.

“Të përshtatur për qëndrime të shkurtra ose gjatë fundjavës, fluturimet janë caktuar në orare praktike për qytetarët italianë që punojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojnë udhëtimin drejt Italisë së Jugut për shumë shqiptarë, ndërsa fluturimi zgjat vetëm 50 minuta”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, RolfCastro-Vasquez.

Me fluturimin e ri drejt Barit, numri i destinacioneve që lidhen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës arrin në 21.

“Balkan Express” njoftoi gjithashtu se duke filluar nga data 2 mars, kompania do të fillojë të operojë fluturime nga Tirana në Brindisi me tarifa të ulëta për pasagjerët.

TIA po përgatitet për fillimin e fluturimeve në destinacione të reja në muajt në vijim duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme standarde të larta të sigurisë, shërbimit dhe komoditetit për të gjithë pasagjerët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.