Përzgjidhen filmat e huaj për çmimin Oscar
Nëntë filma u përzgjodhën për raundin e ardhshëm për nominimet për kategorinë e filmit më të mirë të huaj për çmimin prestigjioz kinematografik Oscar, njoftoi sot juria.
Filma nga Belgjika, Kolumbia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda dhe Jordania u përzgjodhën nga një listë me 80 të tillë.
Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më 28 shkurt 2016.
Lista e filmave të huaj për fitimin e këtij çmimi është si më poshtë:
Belgjika – “The Brand New Testament” me regjisor Jaco Van Dormael
Kolumbia – “Embrace of the Serpent” Ciro Guerra
Danimarka – “A War” Tobias Lindholm
Finlanda – “The Fencer” Klaus Haro
Franca – “Mustang” Deniz Gamze Erguven
Gjermania – ”Labyrinth of Lies” Giulio Ricciarelli
Hungaria – “Son of Saul,” Laszlo Nemes
Irlanda – “Viva” Paddy Breathnach
Jordania – “Theeb” Naji Abu Nowar.