Ekonomia

Përzgjidhen fituesit për “Vijën Bregdetare të Jugut” dhe për “Korridorin Ekonomik Tiranë – Durrës”

Dy  Juri të veçanta për secilën hapësirë, të përbëra nga figura të njohura të planifikimit urban, projektimit grafik, si dhe arkitekturës vendase dhe të huaj, shpallën fituesit duke u bazuar në  kriteret: e krijimtarisë, faktorit të lartë të zbatueshmerisë, lidhja dhe impakti i propozimit me kontesktin dhe raporti kosto-impakt.

1498839_374034999438264_1695168735991385586_o-300x200Për projektin e “Vijës Bregdetare të Jugut”, fitues u shpallën:  Loti 1 – Sarandë, OPENFABRIC – Holandë, CITYFORSTER- Holandë, PolyLester – Holandë, Symbiotica – Shqipëri. Loti 2 – Himara, BUREAU BAS SMETS – Belgjikë, VADIM VOSTER – Belgjikë, TRANSSOLAR – Belgjikë, ERIK DE ËAELE – Belgjikë, SON Engineering & Construction – Shqipëri,Loti 3 – Orikum, ATENA Studio – Itali, Atelier 4 – Shqipëri.

Fitues për projektin “Korridori Ekonomik Tiranë – Durrës”  u shpallën: Loti 1 –  Tirana, PioveneFabi – Itali, Yelloë Office – Itali, Stefano Graziani – Itali,ArchiSpace –  Shqipëri

Vladimir Myrtezai – Shqipëri, Loti 2 – Vorë, Dogma Studio – Itali + Belgjikë, Andrea Branzi – Itali, B&L – Shqipëri, Loti – 3 Durrës,  L’AUC – Francë, DEA Studio – Albania.IMG_4219

Për përzgjedhjen e fituesit të projektit të “Vijës Bregedate të Jugut” dhe fshatrave autoktone, Juria përbëhej nga: Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglnatina Gjermeni,  Sasa Randic,  Jonida Turani,  Peter Herrle, Freek Persyn,  Johan Anrys dh z. Artan Shkreli.

Ndërsa për përzgjedhjen e fituesit të projektit “Korridorit Ekonomik Tirane-Durrës” Juria përbëhej nga: Zv/Kryeministri Niko Peleshi,  Sotira Kornaroporulou,  Andreas Ruby,  George Brugmans, Xaveer de Geyter dhe  Tytymce.

Studiot e përzgjedhura si më të mirat për në fazën e dytë, prezantuan projektet e tyre për secilën hapësirë. Ato kishin në dispozicion 30 minuta kohë e cila ishte kompozuar në mënyrë të tillë që  në minutazhin e vënë në dispozicion të përfshihej edhe pjesëmarrja direkte e publikut dhe grupeve të interesit  përmes pyetjeve dhe komenteve të  të ndryshme. Po ashtu, faqja e Atelier Albania në rrjetin social Facebook, ishte aktive duke mirëpritur në kohë reale komentet e ndryshme nga publiku, të cilat u morrën në konsideratë më pas në vendimarrjen e 10714269_374035086104922_6261439432204469203_oJurisë. Zhvillimi i këtij konkursi pati një risi, pasi aktivitetet janë ndihmuar edhe nga pjesëmarrja shumë aktive e publikut  dhe specilistëve të fushës.

Konkurset u lançuan në fillim të muajit Tetor nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Atelier Albania.

Në përfundim të afatit të fazës së parë, Juria e përbërë nga profesionistë të sektorit publik e privat, përzgjodhi për në fazën e dytë të konkursit 6 propozimet më të mira  për secilën hapësirë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button