Europa

Pesë dronë misteriozë mbi Paris

Të paktën pesë avionë pa pilot janë parë në mesnatë duke fluturuar në vende të ndryshme të Parisit dhe asnjë prej komanduesve të tyre nuk është mundur të kapet, bënë të ditur burime pranë hetimit.

paris-dron”’Droni i parë u shfaq pranë ambasadës amerikane pak pas mesnatës, ndërsa të tjerët në Kullën Eifel dhe në sheshin ‘Concorde”’, theksoi i njëjti burim.

“Ata lëviznin me komandim të koordinuar, por ende nuk dimë më shumë për momentin”, shtoi burimi.

”Shërbime të ndryshme të policisë janë mobilizuar gjatë natës, por pa sukses. “Ne jemi mobilizuar në përpjekje për të kapur pilotët, por ata nuk janë gjetur”, nënvizoi një burim tjetër.

Përsa i përket fluturimit mbi ambasadën amerikane, investigimet i janë besuar seksionit të kërkimit të xhandarmërisë të transporteve ajrore (GTA). Policia gjyqësore parisiane u ngarkua me fluturimet e tjera.

Një muaj më parë, më 20 janar, Elyse-ja, selia e presidencës francez u përfshi nga fluturimi i një droni, por asnjëherë nuk ishin parë kaq shumë dronë në një natë”, theksoi burimi policor.

Ka nisur hetimi në lidhje me këtë rast, por akoma nuk dihet se kujt i përkasin këto mjete fluturuese dhe me çfarë qëllim janë përdorur. Megjithatë, fluturimi i tyre mbi vende të rëndësishme në kryeqytetin francez ka shkaktuar shqetësimin e qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button