Moda

Pesë sekrete për të qenë ‘vintage’

Disa truke të kësaj tregtie, e cila tashmë ka pushtuar të gjitha dyqanet në mbarë botën e modës.

pes-euml-sekrete-p-euml-r-t-euml-qen-euml-vintage_hdVintage është aktiviteti më i rregullt dhe më i praktikuar për momentin. Dyqanet e qendrave më të mëdha të modës në botë, janë super të mbushura me klientë që kërkojnë artikuj vintage.

Disa njerëz thonë se duhet të shkosh në një dyqan vintage me një ide të veçantë për atë që kërkon, por kjo nuk ndodh gjithmonë, sepse para syve mund të gjesh artikuj të tjerë dhe shumë më të mirë. Megjithatë, disa “rregulla” për të qenë vintage ekzistojnë, gjithsesi.

Mos e bli diçka vintage, nëse nuk të përshtatet
Është rregulli i parë dhe kryesori. Në qoftë se një veshje është shumë e madhe, ti mund ta bësh më të vogël (por mund t’ia humbasësh linjën, duke ia humbur kështu edhe bukurinë). Nëse është një veshje e vogël, edhe mund të griset, kështu që thjesht mos e bli.

Fillo me gjëra të vogla
Nëse je ende e re në blerjen e veshjeve vintage, mund të fillosh nga gjërat më të vogla si p.sh aksesorët. Pra, të gjesh diçka që u bën jehonë trendeve aktuale. Fillo me një shall të viteve ’60 apo një kapelë të viteve ‘70.

Kujdes me sugjerimet
Ji e kujdesshme ndaj këshillave të miqve, që tashmë janë mësuar me blerjet vintage. Përveç të tjerave, kësaj lloj blerje është edhe një lloj argëtimi, që në fund e paguan portofoli yt. Pra, nëse dikujt i duket e madhe apo e vogël një veshje, mos harro se ke një këshilluese reale – pasqyrën.

Mos harro vlerën

Ndodh shpesh në dyqane të të thonë: “Cili është çmimi më i mirë për ty?”, kur shohin që nuk je e sigurt për të blerë. Nëse të pyesin: “A do ta marrësh me kaq para?”, ndoshta ndihesh e detyruar të bësh pazar. Por duhet të marrësh informacion paraprak për vlerën reale të produktit.

Bëhu pak djalë
Mos e injoro pjesën e djemve! Mjafton një detaj i vogël, si disa numra më të mëdhenj apo disa butona në xhinse apo xhaketë, shkruan revistaclass. Megjithatë, sigurohu që të gjesh cilësinë më të mirë të veshjeve vintage, të prezantuara nga dizajnerët e modës. Ok, mund të jetë vintage, por, mbi të gjitha, brenda veshjes duhet të ndihesh unike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button