☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.70 ▼0.83%
ARI 4,459 ▲1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,608 ▼ -2.18% ETH $2,060 ▼ -2.74% XRP $1.3627 ▼ -1.92% SOL $86.0500 ▼ -3.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.70 ▼0.83 % ARI 4,459 ▲1.88 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.70 ▼0.83 % ARI 4,459 ▲1.88 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Peticioni për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, nënshkruhet nga 115,759 qytetarë

Zvkryeministrja-e-Kosovës-Edita-Tahiri1-525x350 Peticioni “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë” është nënshkruar nga 115,759 qytetarë, brenda pesë ditëve, bëri të ditur sot Bordi Drejtues i Grave për Peticionin.

“Kosova foli edhe përmes peticionit, u bë zëri i vërtetë i kësaj kategorie të grave, të cilat pësuan gjatë luftës sonë për liri dhe pavarësi”, u shpreh e zv/kryeministrja në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
“Ne synojmë që Peticionin ta dorëzojmë te Sekretari Gjeneral i OKB-së, Ban Ki Moon, atij i drejtohet, prej tij kërkohet që të bëhet një raport zyrtar për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës, në raport me gratë dhe në veçanti për dhunimin e grave si instrument lufte. Ne shpresojmë dhe besojmë se sigurisht do të bëhet një raport zyrtar, i cili ka qenë i munguar, sepse OKB dhe Ban Ki Moon kanë bërë shumë raporte për vende ku kanë ndodhur luftëra apo konflikte, por nuk e kanë bërë për Kosovën dhe Kroacinë”, tha në konferencë shtypi Tahiri, kryetare e Bordit të Grave për Peticionin.
Zvkryeministrja e Kosovës,  Edita Tahiri  (1)Në 15 maj, në Prishtinë, është themeluar Bordi me përbërje gjithëpërfshirëse politike dhe nga shoqëria civile, për organizimin e peticionit “Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Qëllimi i këtij peticioni është arritja e drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë.Krimi gjenocidal që ka prekur mbi 20, 000 gra në Kosovë, ka mbetur ende i pandëshkuar 15 vjet nga përfundimi i luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.