Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
TV

Petri Bozo çon “Miss Globe” në Kanada

Konkursi i njohur i bukurisë  “Miss Globe” në vitin e tij të 12 do të organizohet në Kanada. Është kjo risia që producenti i saj Petri Bozo, mbajtës i patentës së konkursit, ka vendosur të sjellë pas 11 vitesh organizimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Petri-Bozo-çon-“Miss-Globe”-në-KanadaPër organizimin e këtij eventi në Toronto të Kanadasë do të kujdeset i njëjti staf shqiptar që për 11 vjet ka organizuar garën e bukurisë në Shqipëri, në muajin shtator do të transferohet në Toronto për t’i dhënë formë garës përtej oqeanit tashme.

Në këtë kompeticion ku përzgjidhet më e bukura e globit do të marrin pjesë rreth 60 vende të botës në datat 13 shtator deri në 4 tetor, ditë në të cilët do të zhvillohet konkursi i bukurisë në Toronto.

Petri Bozo çon “Miss Globe” në Kanada (1)“Miss Globe është një sipërmarrje e madhe botërore dhe ka një ndryshim thelbësor krahasuar me të ngjashmit e vet në botë: Ai është më shumë se një garë bukurie. Themeluesi i saj, Charlie See, kur e ka nisur, e ka filluar si një spektakël, mbi të gjitha social, në të cilin çdo konkurrente, – pa dallim statusi social, kombësie a etnie, – do të mund të përmbushte një ëndërr.

“Zgjodha Kanadanë sepse është vendi më multietnik në botë, pra shumë i përshtatshëm për vetë natyrën e Miss Globe dhe ky mision i ri që i kemi vënë vetes si qëllim, bashkarisht, i shërben formulës dhe vetë ambicies së këtij spektakli të madh. Është një marrëdhënie që jep e merr në mënyrë të ndërsjelltë”. ka thënë producenti Bozo në konferencën e parë per shtyp të organizuar për këtë event. Gjithashtu ai ka treguar diçka edhe rreth historikut 11-vjeçar të këtij kompeticioni bukurie të organizuar në Shqipëri.

Petri Bozo çon “Miss Globe” në Kanada (2)“Shqipëria është një vend shumë i vogël në Evropën Juglindore dhe këtu e 11 vjet të shkuara dukej mision krejt i pamundur organizimi i një spektakli të tillë kaq të madh atje. Ky konkurs i dha Shqipërisë atë që çdo lloj politike tjetër prezantuese do të kishte nevojë për shumë më tepër kohë, punë dhe përpjekje: Prezantimin dinjitoz të asaj çfarë je dhe përfaqëson. Një shërbim të tillë mund ta bëjë vetëm një spektakël si Miss Globe, i lindur për të qenë shumë më tepër se një konkurs bukurie”.

Ai e ka përmbyllur fjalën e tij duke thënë se është i vetëdijshëm që duhet të punojnë fort për të arritur rezultatin pozitiv që dëshiron.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.