☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ligji i mediave do ndryshojë/ AMA konsultohet me drejtuesit e operatorëve audiovizivë

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur për konsultim ndryshimet e propozuara në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Të parët që u njohën me ndryshimet nen për nen, ishin ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi theksoi  se nevoja për ndryshime vjen si pasojë e dinamikës dhe transformimit që ka pësuar tregu mediatik audioviziv nga zhvillimi i teknologjisë.

 “Pikërisht në këto kushte, kur ofertat dhe rrugët e komunikimit janë kaq të shumëllojshme, ka lindur nevoja e rregullimit të tregut me një legjislacion të përditësuar”, “Kemi reflektuar në këto ndryshime të gjitha fenomenet që vihen re sot dhe kemi bërë përditësimet e nevojshme për të gjitha dukuritë që janë përhapur aq shumë në realitetin tonë mediatik”, tha Armela Krasniqi, kryetare e AMA.

Tre janë pikat kryesore ku pritet të reflekohen ndryshime e propozuara nga AMA: 1.Matja e audiencës e cila vjen edhe si një nga detyrat e lëna në Raport-Progresin për Shqipërinë.- 2.Ndryshimi i koncepteve të  Ofruesve të Shërbimit Mediatik Audioviziv Rajonale dhe Lokale dhe ripërkufizimi i tyre ligjor si “OSHMA të mbështetura në rrjet/platformë numerike kombëtare” si dhe pika e tretë: Pirateria.

“Dua të theksoj se pika e fortë, tek e cila këmbëngulim është Pirateria”. Jemi të bindur t’i shkojmë deri në fund luftës kundër piraterisë, shkeljes së të drejtave të transmetimit dhe çdo forme që kjo shkelje shfaqet në tregun mediatik audioviziv. Realiteti është shqetësues. Prandaj për shkelësit, ligji duhet të jetë më i rreptë, përndryshe askush nuk do të dalë i fituar”, shtoi Krasniqi.

Procesi i konsultimit për ndryshimet ne ligjin për mediat  audivizive do të vijojë dhe më të tjera tryeza që do të përfshijnë grupet e interesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.