Petrit Halilaj, kandidat për çmimin “Mario Merz”
Artisti nga Kosova sot ekspozon në Galerinë nëPalatin Hill, në Romë
Artisti i njohur Petrit Halilaj do të jetë pjesë e një grupi artistësh ndërkombëtar që do të jenë pjesë e një ekspozite, e cila do të hapet sot në mbrëmje në galerinë Palatin Hill, në Romë. Ekspozita është kuruar nga Raffaella Frascarelli dhe është projekt i Monique Veatue në bashkëpunim me Nomas Foundation dhe Electa, me rastin e programit Romaeuropa Festival 2016. Krahas Halilaj, pjesë e kësaj ekspozite janë artistët Giorgio Andreotta Calò, Elisabetta Benassi, Loris Ceçhini, Isabelle Cornaro, Gabriele De Santis, Maria Adele Del Veçhio, Giulio Delvè, Flavio Favelli, Piero Golia, David Horvitz, Kapëani Kiëanga, Jannis Kounellis, Marko Lulic, Masbedo, Valerio Rocco Orlando, Marinella Senatore, Pascale Marthine Tayou, Adrian Tranquilli, Guido van der Werve, Chen Zhen. Një javë më parë Halilaj, u rendit në mesin e artistëve që janë në listën e ngushtë për të fituar çmimin e njohur në artet pamore “Mario Merz”. Në garë për këtë çmim të madh janë dhe artistët Gili Lavy, Shahryar Nashat, Suha Traboulsi dhe Francesco Arena, të përzgjedhur nga drejtori i Galerisë Kombëtare të Portreteve në Londër – Nicholas Cullinan dhe kuratorja Claudia Gioia. Mario Merz është artist i njohur italian, dhe ky çmim mban emrin e tij, për të kujtuar punën dhe veprën e tij dhe për të promovuar artistët e rinj europianë që premtojnë. Të pestë artistët e përzgjedhur për këtë çmim, do të ekspozojnë punët e tyre në Torino, marsin e vitit tjetër, ku do të shpallet dhe fituesit.
Puna e Petrit Halilajt përshin piktura, skulptura, performanca, instalacione dhe video, të gjitha të lidhura me jetën e tij dhe të familjes së tij, me tema zakonisht mbi memorien dhe historinë kolektive. Petrit Halilaj është i lindur në Kostërrc të Skenderajt në vitin 1986. Jeton dhe punon në Berlin, Kosovë dhe Itali.
Artisti ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano të Italisë, ndërsa ka ekspozuar në Prishtinë, Bon, Këln, Cologne, Paris etj. Disa nga ekspozitat personale të Petrit Halilaj janë “Who does the earth belong to while painting the wind?” (2012), “Kunstraum Innsbruck” (2011), “Beck to the Future” (2009), ndërsa nga ato grupore mund të veçohen “Temoranea”, “Ernste Tiere”, “Ostalgia”, e të tjera.