🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,865 ▲ +0.32% ETH $2,247 ▲ +0.54% XRP $1.3483 ▼ -0.21% SOL $84.6200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Pikturat që lindën nga errësira

Llambi Blido, me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve

Dy periudhat kryesore të krijimtarisë së piktorit Llambi Blido do të vijnë përmes tablove të mëdha që do të zënë sot hapësirën kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve. Me një histori vetjake disi të trishtë, pa humbjes së shikimit, Blido vijon t’u japë jetë ngjyrave përmes errësirës. Ekspozita e Blidos prezanton në mënyrë të përmbledhur dy periudhat kryesore të cilat ndajnë krijimtarinë e tij. Në periudhën e parë 1960 – 1990, krahas pikturës, Blido ka realizuar edhe shumë grafika e vizatime pa lënë mënjanë karikaturën, por në këtë ekspozitë kjo fazë përfaqësohet kryesisht nga tablo në teknikën vaj mbi kanavacë, disa prej të cilave u është mohuar ekspozimi në kohën kur janë krijuar. Ato janë kritikuar për format moderniste, apo për trajtimin e temave të parëndësishme për kohën.
Periudha e dytë e krijimtarisë së Blidos që nis në vitet 1990 e deri në ditët e sotme prezantohet në ekspozitë me vepra ku mbizotëron piktura abstrakte dhe figurative. Pas humbjes së shikimit krijimtaria e Llambi Blidos pësoi një reduktim, por artisti nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari. Veprat shfaqen në këtë ekspozitë të ndara në cikle. Disa cikle të viteve të fundit shfaqin përpara publikut vizatimet e printuara të periudhës së realizmit ku imazhi abstrakt është punuar më pas në teknikën e pastelit.

Ekspozita e vetjake e Llambi Blidos prezanton për publikun rreth 100 punime, dy nga të cilat janë pjesë e fondit të artistit prej 21 veprash që ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Ekspozita e parë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve parashikuar në vitin 1988 u anulua pasi gjysma e veprave të tij u ndaluan të ekspozohen. Vetëm në vitin 1992, Blido mundi të hapte ekspozitën e parë personale në GKA dhe më pas të marrë pjesë në disa ekspozita në grup. Llambi Blido ishte ndër nismëtarët ekspozitës “Nëntori” duke filluar nga viti 1998. Krahas të qenët një piktor origjinal në artin figurativ shqiptar, gjithnjë në kërkim të përsosmërisë, Llambi Blido u ka kushtuar vite pune edhe kritikës së shkruar mbi artin figurativ. Shkrimet dhe analizat e Blidos janë botuar në shtypin e kohës përpara viteve ’90, por edhe në disa nga periodikët e ditëve të sotme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.