🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,896 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.49% XRP $1.3487 ▼ -0.31% SOL $84.7100 ▲ +0.14%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

“Plagët” e Eros Dibrës në Duseldorf

“Wunden – Plagët” e Eros Dibrës nga Shqipëria dhe “Noother time, nootherplace ” e Codruta Cernea nga Rumania – është ekspozita e dyfishtë që hapet në Duseldorf më 10 mars, me kurator Michael Voets. Eros Dibra dhe Codruta Cernea jetojnë dhe punojnë që nga muaji shkurt 2016, në studiot për të ftuarit e qytetit Duseldorf dhe Landit Nordrhein-Westfalen, në kuadër të programit të shkëmbimit të artistëve të qytetit Duseldorf. Artisti multimediatik shqiptar, Eros Dibra, ka studiuar pikturë klasike-akademike dhe pastaj përfundoi studimet për artet e multimediave. Më 2015-n ai mori çmimin nga National Art Gallery of Albania për videon “XXI”. Filmat e tij janë pjesërisht të orientuara në ikonat e pikturave. Stili i jetës i shekullit 17 apo edhe realizmi ekzistencial i Edward Hopper kanë ndikuar në krijimin e imazhit në videot e tij. Lëvizjet në filmat e tij janë minimale, rreken mes hapësirave piktoreske dhe situatave të ndriçimit (dritë) dhe për nga karakteri qëndrojnë në kufirin mes fotografisë dhe video artit. Përmbajtja përcjell një pamje melankolike, romantike të një bote në vetvete të zbrazët.

Shikimi prej kërkuesit, i cili kërkon thelbin shpirtëror të qenies, karakterizojnë gjithashtu edhe veprat e krijuara në Duseldorf. Realiteti i botës së dukshme duket se është mbuluar nga një vello dhe si në venitje është shtyrë mbrapa në themelin e artit. Peizazhet dhe fragmente të figurave janë të veshura me fenomene drite, me glazura ngjyrash argjilore dhe njolla ngjyrash. Procesi i pikturimit, në të cilin heqja e ngjyrës është po aq e rëndësishme sa dhe vetë aplikimi i saj, lë pas vetes sipërfaqe të keqtrajtuara ngjyrash, të cilat gjithashtu asociojnë me aspektin e vuajtjeve dhe plagosjes.

Imazhet kanë në fokus ekzistencën e njeriut në kontekstin e kushtëzimit të tij kozmik. Ata ngrenë çështjen e mundësive të njohjes së lidhjeve themelore dhe interpretojnë në mënyrë atmosferike dështimin e këtij procesi njohës. Eros Dibra është bursant i Landit NRW, në Programin “Artist in Rezidence” Duseldorf. Kjo ekspozitë është hapi i parë i këtij bashkëpunimi të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë që realizohet me zyrën kulturore të qytetit Duseldorf, me Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë, ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin dh Galerinë Kombëtare të Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.