Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,575 ▼0.09%
DOW 46,263 ▲0.12%
NASDAQ 21,826 ▼0.55%
NAFTA 92.19 ▲4.61%
ARI 4,416 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,870 ▼ -0.8% ETH $2,137 ▼ -0.05% XRP $1.4011 ▼ -2.78% SOL $89.8000 ▼ -0.54%
S&P 500 6,575 ▼0.09 % DOW 46,263 ▲0.12 % NASDAQ 21,826 ▼0.55 % NAFTA 92.19 ▲4.61 % ARI 4,416 ▲0.19 % S&P 500 6,575 ▼0.09 % DOW 46,263 ▲0.12 % NASDAQ 21,826 ▼0.55 % NAFTA 92.19 ▲4.61 % ARI 4,416 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Sporti

Play-off-i i Botërorit, Gattuso: Mendjet e lojtarëve s’janë njësoj, Chiesa nuk ndihej gati

Trajneri i Italisë ka folur para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut: Kam besim tek ata që kam thirrur, kjo skuadër e meriton një gëzim.

“Nuk dua alibi, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e së enjtes”, – ka theksuar trajneri i Italisë, Rino Gattuso, duke dashur të lërë mënjanë mungesat.

“Të zgjedhim lojtarët që janë më mirë, vetëm kjo ka rëndësi tani”, – ka thënë më tej në konferencë shtypi Gattuso, në prag të ndeshjes së parë të Play-off-it të Botërorit kundër Irlandës së Veriut, që luhet mbrëmjen e së enjtes në Bergamo.

Për çështjen ‘Chiesa’, trajneri italian komentoi: “Mendjet e lojtarëve nuk janë të gjitha njësoj. Chiesa kishte dyshime, nuk e ndjente dhe u kthye në shtëpi. Duhet ta pranoj këtë gjë. Kur një njeri nuk është mirë, nuk duhet të këmbëngulësh. Nëse nuk është në 100% dhe nuk e ndjen, është e drejtë të shkojë në shtëpi”.

“Ky grup meriton një gëzim, – vazhdoi më tej Gattuso. – Kam punuar për rritjen e grupit, sot shikoj një lidhje të fortë. Duhet të kemi shumë dëshirë, por edhe të jemi të kthjellët për të shmangur rrezikun. Duhet respekt për kundërshtarin, janë një skuadër me zemër dhe të frikshëm në goditjet standarde.

Janë dy Botërorë që mungojmë, por duhet të lehtësojmë lojtarët. Kemi një rast shumë të mirë, kam shumë besim te lojtarët që kam thirrur. Zgjedhjet janë bërë me ndershmëri, më vjen keq për ndonjë që ka mbetur jashtë, edhe pse e ka merituar, si Bernardeschi, Fagioli, Zaniolo, Orsolini”.

Për individë të tjerë, Gattuso u shpreh: “Bastonin shpresojmë ta kemi gati. Respekt për profesionalizmin që tregoi. Scamacca ka një problem tek aduktori, Tonali do të stërvitet me ngarkesë të ulët, Mancini ka pak lodhje dhe nuk shqetëson, Calafiori ka ndjerë pak dhimbje dje, por besoj se do të jetë në dispozicion. Zgjodha unë të luajmë në Bergamo, mendoj për mbështetjen që na dhanë në ndeshjen time të parë si trajner i Italisë”.

The post Play-off-i i Botërorit, Gattuso: Mendjet e lojtarëve s’janë njësoj, Chiesa nuk ndihej gati appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.