P/ligji për turizmin: Rregulla dhe standarde ndërkombëtare
Zhvillimi spontan i turizmit në vendin tonë gjatë viteve të fundit dhe pa një planifikim, solli nevojën e hartimit të një ligji të ri, i cili do të përcaktojë politikat dhe prioritetet e reja në zhvillimin e këtij sektori.
P/ligji i miratuar së fundmi nga qeveria e që ka mbërritur në Kuvend për diskutim, rregullon sektorët kryesorë të turizmit si atë hotelier dhe agjencitë e udhëtimeve, duke bërë që standardet e shërbimeve të jenë në nivele të ulëta. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik dhe të tërheqë vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Ky ligj rregullon veprimtaritë e sipërmarrjeve turistike për investitorët vendas e të huaj, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë.
Objektivat që synohen të arrihen janë krijimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin dhe gjithëvjetor, rritja e numrit të turistëve, netëqëndrimeve dhe të ardhurave prej tyre, rritja e cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet vendosjes së kritereve, rregullave e standardeve, reduktimi i informalitetit dhe krijimi i bazës së të dhënave, investime strategjike në turizëm, duke krijuar lehtësira në procedura dhe
incentiva, si dhe rritja e cilësisë së jetësës së komunitetit, nëpërmjet punësimit në industrinë e turizmit.
Rregullimet e propozuara në ligjin e ri p/ligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtërintjen e trashëgiminë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.
P/ligji parashikon edhe ngritjen e Fondit të Zhvillimit të Turizmit, çertifikim dhe licencim të subjekteve në fushën e turizimit, kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me shenja dalluese, yje, çertifikim të udhërrëfyesve turistikë, etj.
Po ashtu parashikohet ngaritja e Inspektoratit që mbulon fushën e turizmit, i cili ka për qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të turizmit nga sipërmarrjet turistike, monitorimin e standardeve e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit.