Rajoni
Pllakë përkujtimore në nderim të viktimave amerikane
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/pllak-euml-p-euml-rkujtimore-n-euml-nderim-t-euml-viktimave-amerikane_hd.jpg)
Ambasadori amerikan Paul Wohlers dhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski kanë përuruar sot pllakën përkujtimore në nderim të viktimave nga rrëzimi i avionit amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pllaka përkujtimore u shpalos në fshatin Vratnicë, rrethinë e Tetovës, ku supozohet që në gusht të vitit 1944 të jetë rrëzuar një avion bombardues amerikan, transmeton zhurnal.
Si pasojë, pjesa më e madhe ekuipazhit ka humbur jetën dhe vetëm dy nga pjesëtarët e tij kanë mbijetuar.
Pllaka përkujtimore është vendosur në kujtim të viktimave dhe të banorëve të fshatit, të cilët u kishin dalë në ndihmë të mbijetuarve dhe kishin varrosur viktimat.