Kronika

“Policët më thanë se do të përdhunojmë!”

Dëshmia

Rrëfimi i Nik Llakajt në gjykatë, e cila e dënon me 18 vite burg për vrasjen e Ervin Merdini

Nga Sokol Çobo

vendi-i-vrasjes-se-merdanit“Pranova autorësinë e vrasjes së Ervin Merdinit pasi policët më qëlluan me shkop bejsbolli. Ata më thanë ‘hiq pantallonat se do të përdhunojmë’. Kam pranuar këtë vrasje, vetëm nga presioni”. Kjo ka qenë dëshmia në gjykatë e Nik Llakajt, i cili është dënuar me 18 vite heqje lirie për vrasjen e Ervin Merdinit, ngjarje e ndodhur më datën 24 prill të vitit të kaluar. Gjykata ka zbardhur vendimin e gjykatës, ku krahas dënimit përfundimtar, interesante ka qenë edhe dëshmia e tij, megjithëse gjykata dhe prokuroria nuk e kanë marrë parasysh. Ai ka rrëfyer se: Policia më çoi në Drejtorinë e Policisë. Mua më morën në pyetje pesë persona. Ata më shanë, më goditën me shkelma dhe grushte. Më thane që ti je vrasësi i Ervinit, mua më kanë torturuar. Më hoqën këpucët dhe nga këmbët më kanë gjuajtur me shkop bejsbolli. Më shtrinë përtokë dhe më thanë hiq pantallonat se do të përdhunojmë. Mua nga goditjet më ra të fikët. Kur u përmenda ata më detyruan të firmosja me dhunë një procesverbal. Unë nuk e lexova se çfarë ishte shkruar në të. E firmosa me dhunë, jo me dëshirën time. Më pas e lexova dhe unë u tmerrova kur i pashë se çfarë kisha firmosur. Në polici nuk kam folur fare, vetëm kam firmosur me dhunë”.

Sipas vendimit të gjykatës, në datën 29 prill 2013, rreth orës 14:30, shtetasi Ervin Merdini ka qenë duke qarkulluar me biçikletë në rrugën “Jashar Erebara” në Tiranë. Në momentin që ka qenë në kryqëzimin e kësaj rruge me rrugën “Gjon Mili”, në afërsi të një servisi automjetesh, Ervini është parë nga kushëriri i tij, Urim Ç., që po vinte drejt tij me biçikletë dhe pasi ka kaluar pa folur, ka vazhduar ecjen për rreth 10 metra e mandej pasi ka humbur ekuilibrin, është përplasur përtokë, duke rënë përmbys mbi trupin e biçikletës.

ervin-merdani

 

Në momentin që Urimi ka shkuar për t’i dhënë ndihmë, e ka kthyer Ervinin me shpinë dhe ka vënë re se nga pjesa e gjoksit po i dilte shumë gjak. Tek viktima janë afruar për t’i dhënë ndihmë disa persona, por me gjithë ndihmën e transportimit të menjëhershëm për në Spitalin Ushtarak, ai ka ndërruar jetë. Në momentin e parë, duke ju referuar disa deklarimeve të dëshmitarëve okularë, si dhe të disa prej familjarëve të viktimës, kjo ngjarje është trajtuar si një vdekje aksidentale e të ndjerit Ervin Merdini, duke u menduar se ishte shkaktuar nga dëmtimi prej një pjese hekuri në timonin e biçikletës me të cilën po qarkullonte. Më pas, shërbimet e policisë gjyqësore kanë kryer edhe disa veprime verifikuese për autorin e mundshëm, duke arritur që të shkojnë edhe te shtëpia e të pandehurit për ta kërkuar atë rreth dy orë pas ngjarjes, çka konfirmohet nga dëshmia e babait të pandehurit. Në përfundim të kryerjes së veprimit hetimor të këqyrjes së kufomës, nisur nga karakteristikat e qarta të plagës që i ishte shkaktuar, ku dallohej qartë se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë prerës-shpues, për grupin e hetimit është bërë e qartë se vdekja e të ndjerit Ervin Merdini nuk ishte aksidentale, por ishte qartësisht një vrasje. Më datën 3 maj 2014 është bërë edhe shoqërimi i të pandehurit Nik Llakaj në Policinë e Tiranës dhe pasi nga deklarimi i tij dolën të dhëna për inkriminimin e tij në vrasjen e shtetasit Ervin Merdini, pyetja e mëtejshme e tij është ndërprerë. Ai ka treguar të gjithë ngjarjen, duke pranuar se ai e kishte goditur të ndjerin Ervin Merdini me një biçak dhe pastaj ishte larguar me vrap nga vendi i ngjarjes dhe më vonë ka ikur në Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button