Policia, apel drejtuesve të mjeteve për ngricat në rrugë
Policia e Kosovës i bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, për shkak të ngricave të krijuara në rrugë si pasojë e uljeve të temperaturave.
Në një njoftim për shtyp policia u tërheq vëmendjen vëmendjen drejtuesve që t’i përshtaten shpejtësisë së lejuar e sidomos të kenë kujdes të shtuar në orët e mbrëmjes dhe orët e hershme të mëngjesit kur paraqiten ngrica në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.
Policia thotë se referuar rasteve të ndodhura të aksidenteve në tërësi dhe në veçanti të atyre me pasoja fatale, si dhe duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, mjegullës, ngricave dhe reshjeve reshurave të mundshme të borës dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në disa akse rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në qarkullimin rrugor.