Kosova

Policia arreston 15 persona për kontrabandim me migrantë

Kosove-Pamje-nga-Prishtina-Foto-ATSH14-525x350Policia e Kosovës arrestoi sot 11 persona gjatë një operacioni të koduar me emrin “Rando”, të dyshuar për kontrabandim të migrantëve për në shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe 4 persona, dy prej të cilëve janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar dhe pastaj dy të tjerët pas hetimeve të bëra.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e ndërmori operacionin në Mitrovicë dhe Prizren, pas hetimeve ndërkombëtare intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar.
Të dyshuarit në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë nga shtetet tjera si Serbia, Hungaria, Austria, Zvicra, Franca dhe Gjermania, kanë arritur në mënyrë të organizuar të kontrabandojnë persona nga Kosova në drejtim të shteteve të BE-së, për përfitime materiale të kundërligjshme.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet policore hungareze, austriake, zvicerane, franceze dhe gjermane.
Ky grup gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale përdornin rrugët nga Kosova përmes territorit të Serbisë për në Hungari, me qëllim që nga aty të vazhdonin për në shtetet tjera evropiane. Çmimi për një migrant shkonte nga 1800-3500 euro, varësisht destinacionit të fundit. Gjatë procesit të deritashëm të hetimeve janë identifikuar mbi 100 viktima të këtij krimi, të cilët ishin mashtruar nga ky grup kriminal. Migrantët e identifikuar i përkasin të gjitha rajoneve të Kosovës dhe janë 10 shqiptarë kosovarë dhe 1 serb kosovar, sipas listës me iniciale të njoftuar nga Policia.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale.
Policia e Kosovës arrestoi dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dy shtetasit turq, të cilët kanë udhëtuar nga Stambolli në Prishtinë, ku gjatë realizimit të detyrave nga zyrtarët policorë është kuptuar se qëllimi i tyre dyshohej se ishte që përmes Kosovës të shkojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe për këtë qëllim do t’u paguanin nga 6000 euro personave të caktuar (të dyshuar). Bazuar në këtë rast dhe informatat paraprake, sektori i hetimeve të Policisë Kufitare ka arritur të identifikojë personat që dyshohej se kanë organizuar kontrabandimin e tyre dhe lidhur me këtë njësitet policore ndërmorrën një operacion policor të bastisjeve dhe arrestimeve në rajonin e Prizrenit.
Ky operacion policor ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button