Europa

Policia arreston 40 anëtarë të një rrjeti të gjerë mafioz

Karabinierët italianë njoftuan kapjen e një rrjeti të gjerë mafiozësh me bazë në Romë duke arrestuar 40 persona sot në mengjes dhe duke sekuestruar të ardhura që arrinin vlerën e rreth 10 milionë eurove.

itali-arrestime“Nga 61 mandatarreste të lëshuara nga drejtësia, ne kemi arrestuar 40 persona, ndërkohë që 20 ndodhen tashmë në burg, disa prej të cilëve për vrasje”, theksoi koloneli i karabinierëve të Romës, Lorenzo Sabatino.

Sipas procedurave të drejtësisë italiane, është e mundur dhënia e një mandat arresti për një person tashmë të burgosur më parë për krime të tjera.

”Akuzat e ngritura kundër këtij grupi kriminal janë krijimi i shoqërive mafjoze, trafiku i drogës, dhuna, kërcënimet dhe pastrim parash”, theksoi në një konferncë shtypi prokurori Michele Prestipino.

Grupi kriminal drejtohej nga Michele Senese dhe Domenico Pagnozzi, dy ish-anëtarë të mafias napolitane, Camorra.

Të dy këta persona ndodhen aktualisht në burg, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një personi në vitin 2001, një ekzekutim i komanduar nga Michele Senese dhe realizuar nga Domenico Pagnozzi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button