🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.38 ▲0.86%
ARI 4,708 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,857 ▼ -0.56% ETH $2,111 ▼ -1.41% XRP $1.3168 ▼ -1.97% SOL $80.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.38 ▲0.86 % ARI 4,708 ▲0.49 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.38 ▲0.86 % ARI 4,708 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Policia rrugore do të aplikojë gjobat këshilluese

Nga janari i 2016-ës policia rrugore synon të aplikojë një model të ri të ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve në rastet e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në modelin e ri të policimit, do të shtohet termi “gjobë këshilluese” që parashikon të penalizojë me gjobë me vlerë 0 lek, një drejtues mjeti i cili rezulton ta këtë kryer shkeljen për herë të parë.

E thënë ndryshe në rast se një drejtues mjeti do të ndalohet për mos vendosjen e rripit të sigurimit apo për parkim të gabuar dhe do të rezultojë se nuk e ka kryer më parë këtë shkelje, ai do të falet por ndalimi i tij do të shënohet në sistem.

Nga aplikimi i gjobës këshilluese përjashtohen shkeljet e rënda si shpejtësia tej normave të lejuara apo shkelja e semaforit me të kuqe, për të cilat drejtuesit e mjeteve do të penalizohen në bazë të kodit rrugor në fuqi. Për aplikimin e këtij modeli po punohet për rindërtimin e sistemit E-GJOBA ku do të regjistrohet edhe historiku i drejtuesve të mjeteve.

Po ashtu policia rrugore do të aplikojë edhe gjobat progresive kur në rastet e konstatimit të shkeljeve të përsëritura pas gjobës këshilluese, penalizimi do të jetë maksimal.

Gjithashtu 30 efektivë të policisë rrugore janë bërë pjesë e një projekti pilot duke u pajisur me kamera në trup të cilat do të kontrollohen në kohë reale në sallën operative të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.