Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,702 ▲ +0.64% ETH $2,328 ▲ +0.93% XRP $1.4207 ▲ +0.14% SOL $93.1900 ▲ +1.36%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
10 May 2026
Breaking
Opinion

Politika bashkohet për Izraelin dhe ndahet për Kosovën?!

Ben Andoni

Ngjarjet e orëve të fundit dhe rigjallërimi i konfliktit Izrael-Palestinë, pas sulmit masiv me raketa nga Hamasi, duket se është vetëm fillimi i një përplasje shumë të ashpër, që do të mobilizojë një arradhë të tërë diplomatësh dhe negociatorësh. Ky konflikt i ngjan pak një vullkani të fjetur, që plas atëherë kur nuk pritet. Kështu ka ndodhur dhe këtë herë dhe kështu parashihet që të ndodhë në të ardhmen edhe me Kosovën.

Ndërkohë që në Izrael dëgjohen gjatë gjithë kohës sirena alarmi për shkak të raketave që po sulmojnë civilët, politika botërore, në masë është rreshtuar në përkrahje të tyre. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë bërë përjashtim në të gjitha nivelet dhe duket se ky ka qenë momenti kur që nga liderët e tyre kryesorë dhe duke vazhduar me opozitat dhe maxhorancat e dy vendeve e kanë dënuar atë.

Veçse nuk ka ndodhur kështu me “terrorizmin e Bajnskës”. Vetë parlamenti i Kosovës është lodhur shumë në përplasje të mëdha për miratimin e rezolutës së përbashkët ndaj këtij sulmi, që do të dalë në parlament më 12 tetor! Dhe, pothuaj e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë. Qëndrimi i Ramës dhe përgjigja e tij ambuige për Veriun e Kosovës në një intervistë të “Financial Times” ka sjellë shumë pështjellime dhe interpretime, e para sa i përket nivelit të njohjes së problemit dhe e dyta dhe më e hidhura, është parë si një lloj zbutje e Shqipërisë ndaj Serbisë. Paradoksi ka vazhduar kur MPJ e Shqipërisë i kërkon Serbisë hetime të thella!!! Nga ana tjetër, thelbi i këtij sulmi të frikshëm ka sjellë një realitet që e ka treguar më së miri diplomati amerikan në pension Kurt Volker, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në NATO.

Në intervistën për seksionin serb të “Zërit të Amerikës” ka thënë se: “Incidenti në të cilin u vra një polic i Kosovës ishte krijuar për të provokuar një përgjigje nga pala kosovare – ndaj së cilës Serbia do të reagonte më pas. Mendoj se është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla. Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishte një mesazh të qartë se një gjë e tillë nuk është e mirëseardhur. Gjithashtu, është e nevojshme që të dyja palët të përpiqen të qetësojnë pasionet dhe të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do ta konsideronte si provokim – që do të shkaktonte një lloj reagimi”, u shpreh diplomati i njohur.

Duke u kthyer në argumentin tonë: sikur të mos mjaftonte kjo edhe vetë PD-ja, partia kryesore e opozitës, ishte e ndarë për Kosovën. Ka pasur një kërkesë të PD-së (Legale) për një interpelancë me kreun e qeverisë, teksa edhe grupi i Bardhit ka paraqitur një rezolutë për të njëjtën çështje!!!

Bjerradita është simbolika më e mirë e politikës sonë dhe e vëmendjes së saj, po mjaftojnë ngjarje të mëdha si këto të Kosovës dhe Izraelit, që të bëjnë të kuptosh nivelin dhe pjekurinë e politikanëve dhe narrativën që ngrenë ata për situata, ku do duhej pjekuri dhe sakrifikim interesash meskine. Duket se ky edhe në këtë moment s’është rasti i Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.