☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,493 ▲0.99%
DOW 51,633 ▲0.27%
NASDAQ 26,388 ▲1.41%
NAFTA 73.90 ▼2.78%
ARI 4,240 ▼3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,674 ▼ -4.94% ETH $1,686 ▼ -4.92% XRP $1.1472 ▼ -5.5% SOL $69.0300 ▼ -6.58%
S&P 500 7,493 ▲0.99 % DOW 51,633 ▲0.27 % NASDAQ 26,388 ▲1.41 % NAFTA 73.90 ▼2.78 % ARI 4,240 ▼3.22 % S&P 500 7,493 ▲0.99 % DOW 51,633 ▲0.27 % NASDAQ 26,388 ▲1.41 % NAFTA 73.90 ▼2.78 % ARI 4,240 ▼3.22 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Politikani serb në Graçanicë, Jovanoviq: Gruaja ime u largua nga puna pasi nuk e mbështes Listën Serbe

Rreth treqind serbë, kryesisht të punësuar në institucione paralele të financuara nga Serbia, u mblodhën në orën 13:00 para stacionit të policisë në Graçanicë, në mbështetje të drejtorëve të shkollave dhe të qendrave shëndetësore që u arrestuan dje për presion ndaj votuesve.

Tubimi përfundoi pas rreth dyzet minutash pa incidente. Qytetarëve të mbledhur edhe këtë herë nuk iu drejtua askush. Nuk u lexuan asnjë kërkesë.

Pakënaqësi e shkurtër e një numri më të vogël të të pranishmëve u shkaktua nga paraqitja e Igor Jovanoviqit nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit.

Bashkëshortja e Jovanoviqit së fundmi ka mbetur pa orë mësimi në tri shkolla në Kosovën qendrore.

Ndryshe nga shumica e të mbledhurve, ai ishte i gatshëm të fliste për ekipet e shumta të gazetarëve.

“Pyes të gjithë këta njerëz a kanë ardhur të japin mbështetje për 20 familje që kanë mbetur pa punë vetëm sepse nuk e mbështesin Listën Serbe, apo kanë ardhur të mbështesin drejtorët që kanë pranuar publikisht para punonjësve të tyre se kanë marrë urdhër, edhe pse e dinë se po shkelin ligjin. Kanë marrë urdhër nga eprorët e tyre që t’u japin njerëzve pushime të paligjshme nga puna”, tha Jovanoviq.

Ai shtoi se të gjithë ata që pranojnë të shqetësojnë popullin serb dhe ta rrezikojnë atë do të ndiqen sipas ligjit.

“90 për qind e këtyre njerëzve nuk pajtohen me atë politikë. Të gjithë janë të shantazhuar, të gjithë janë thirrur nga shefat e tyre nga vendet e punës që të vijnë dhe të jenë të pranishëm. Ne ende presim arrestime. Të gjithë ata që rrezikojnë serbët do të arrestohen. Ta dini këtë”, deklaroi Jovanoviq.

Ndryshe, në mesin e serbëve të ndaluar nga Policia për kërcënim të votuesve, ka drejtorë institucionesh shëndetësore e arsimore ilegale, dhe një asambleist të Komunës së Graçanicës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.