⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,080 ▲ +0.33% ETH $2,501 ▲ +0.25% XRP $1.3957 ▼ -0.81% SOL $109.5400 ▼ -0.41%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Balla falenderon ministrin Krichbaum për mikpritjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilluan një takim me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe reformën në drejtësi.

Në një postim në rrjete sociale Balla ka falënderuar zyrtarin gjerman për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

“Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen Ministrit të Shtetit për Europën Gunther Krichbaum. Shqipëria është një model për vendet e tjera në zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit (vettingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies, integritetit brenda sistemit gjyqësor, si dhe në sigurinë juridike për investimet e huaja. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

Që prej të hënës, një delegacion i nivelit të lartë i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Taulant Balla, Jorida Tabaku dhe Igli Hasani, ndodhet në Berlin në një vizitë zyrtare me ftesë të Ministrit gjerman të Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum. Delegacioni ka zhvilluar takime në Kancelarinë gjermane, Qeverinë Federale dhe Bundestag, ku në fokus kanë qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe perspektiva e vendeve kandidate të avancuara, në një moment kur në Bruksel pritet miratimi i IBAR-it nga vendet anëtare të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.